Mbetjet e Laçit në flakë/ Digjet fusha e vjetër e plehrave, zjarri i qëllimshëm

25/10/2021 15:17

Shtëllungat e tymit ngrihen prej ditësh mbi qytetin e Laçit ku po digjet një fushë e vjetër mbetjesh urbane.

As reshjet e shiut e as zjarrfikësit nuk i kanë vënë dot flakët nën kontroll në këtë vendgrumbullim të cilit dyshohet se i është vënë zjarri me qëllim.

Sipas Benard Palaj, Drejtor i planifikimit te kontrollit e zhvillimit territorit në bashkinë Kurbin nuk rrezikohen banesa apo pyje.

Në këtë fushë nuk depozitohen mbetje prej 3 vitesh dhe nuk dihet ende kush ia vuri flakën plehrave të vjetra në qytetin e Laçit.

Top Channel