Nis prodhimi i vajit të ullirit/ Në Vlorë, fermerët po vjelin më herët: Kemi frikë nga hajdutët natën

25/10/2021 15:14

Banorët e fshatit Nartë po i vjelin para kohe ullinjtë për shkak se pemët po ua vjedhin gjatë natës.

Vjelja e hershme con në nxjerrjen e vajit ekstra të virgjër thonë prodhuesit e zonës.

Por këtë vit banorët dhe prodhuesit e vajit të ullirit thonë se nuk ka patur shumë prodhim.

Llogaritet që prodhimi këtë vit të jetë 30% më pak se viti i kaluar. për shkak të thatësirës por edhe për shkak se sic shprehen banorët pemët e ullirit vjet prodhuan shumë, e këtë vit japin do japin më pak.

Top Channel