Ish-ministri britanik kapet sërish duke flirtuar me sekretaren e skandalit, kësaj radhe në rezortin në Kroaci (fotot)

25/10/2021 15:50

Ish-ministri britanik i shëndetësisë Mat Hancock është fotografuar duke u zbavitur me të dashurën e tij Gina Coladangelo teksa shijonin një mbrëmje romantike në një rezort turistik.

42 vjeçari dhe ish-ndihmësja e tij 44 vjeçare u fotografuan në rezortin luksoz Lvxor në Split të Kroacisë.

Dyshja që kishin një marrëdhie të fshehtë në zyrat e ministrisë, kur predikonin distancë sociale dhe izolim në kulmin e pandemisë, tani pinin verë dhe qeshnin me njëri-tjetrin, teksa një kitarist u bënte serenatë në shkallët e barit.

Ata kanë vijuar të shoqërohen me njëri-tjetrin pasi u detyruan të largoheshin nga postet e tyre kur afera e tyre ilegale në kohën e pandemisë, u ekspozua nga e përditshmja vendase The Sun.

Një dëshmitar tha: “Ata dukeshin si një çift i ri dhe flirtonin e qeshinin së bashku”.

Mediat thonë se këto janë pushimet e dyta që çifti ka marrë pas skandalit, teksa muajin e kaluar kanë qenë në alpet zvicerjane.

Puthjet e Hancock me të dashurën sekrete sollën ndarjen e tij me gruan Martha, me të cilën është martuar në 2006, dhe ka një vajzë e dy djem, 14, 13 dhe tetë vjeç.

Ndërsa e dashura e tij Coladangelo, nënë e tre fëmiëjve, gjithashtu është ndarë nga burri i saj Oliver Tress pas skandalit.

Pas publikimit të pamjeve, Hancock konfirmoi dorëheqjen e tij duke thënë se dëshironte të kërkonte ndjesë për “shkeljen e rregulleve që ai vetë predikonte në publik”.

Këtë muaj ai duket se ka marrë një rol në politikë si këshilltar i OKB për rekuperimin e vendeve në zhvillim prej Covid.

FOTO GALERI
1/8
Ish-ministri britanik i shëndetësisë Mat Hancock është fotografuar duke u zbavitur me të dashurën e tij Gina Coladangelo

Top Channel