Stilime të frikshme shfaqen në Kampionatin gjerman të Mjekrave e Mustaqeve (fotot)

25/10/2021 16:37

Një panel ekspertësh janë duke studiuar disa nga mjekrat e mustaqet më të kuruara të Gjermanisë, duke tentuar të kurorëzojnë kampionin e “Olimpiadës së Mjekrave për vitin 2021.

Kompeticioni i mbajtur në Eging am See në juglindje të vendit, po zgjedh mes 100 burrave që po ekspozojnë me krenari fytyrat leshtore.

Pjesëmarrësit mund të konkurojnë në disa kategori si ajo e produkteve ‘natyrale’, ose të tjerë në mjekrat dhe mustaqet e stiluara me xhel.

Gjykatësit analizojnë çdo produkte të tyre sipas dendësisë e gjatësisë.

Christian Feicht, president i klubit të Bavarisë Lindore për Mjekrat e Mustaqet, është organizator i eventit dhe thotë se mirëmbajtja e tyre është çelësi i suksesit.

“Mjekra është gjëja më e rëndësishme për burrin,” tha ai për agjencinë gjermane Dpa.

Në kompeticion kanë udhëtuar njerëz nga Holanda, Italia, Zvicra, Austria e Izraeli.

Por Feicht shton se kompeticioni i jep më shuëm rënedësi “materialit sesa stilit”.

Megjithse eventi ka tërhequr disa “konkurrentë ambiciozë” ai shijohet si një grumbullim miqësor mes amatorëve të stilit, thone organizatoret.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel