E premte, 15 Prill 2022
20:05
Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy qytetarë

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Rinas, pasi do të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

20:05
Studentët francezë përleshen me policinë në universitetin Sorbonne duke refuzuar zgjedhjet (fotot)

Qindra studentë u përleshën sot me policinë franceze pranë universitetit prestigjoz Sorbonne në Paris, duke protestuar kundër kandidatëve të raundit final të zgjedhjeve presidenciale.

20:04
Sulmohet policia e Kosovës/ Incidenti në pikën kufitare në veri në rrugët e kontrabandës

Në tre ditët e fundit, policia kufitare e Kosovës u sulmua katër herë në Zubin Potok.

20:01
Në një vit iku i “gjithë” Kukësi/ Në 2021 kishte më shumë vdekje dhe lindje, 42 mijë shqiptarë emigruan

Nuk ndalet tkurrja e popullsisë në vend. Të dhënat e Instat tregojnë se numri i popullsisë ka zbritur në 2. 79 milionë banorë, mbi 36 mijë më pak se një vit më parë duke përkeqësuar më tej treguesit demografikë të vendit.

19:57
PS: Më 4 maj, presidenti i ri/ Kërkesa e socialistëve për të nisur procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit

Aspirantët e përhershëm dhe ata të rinj nga PS për tu bërë president, mund ta marrin një përgjigje të martën.

19:56
Takimi Filloreta-Mevlan degradon në debate të ashpra

Debati i Mevlanit me Filloretën gjatë takimit të tyre degradoi me debate midis tyre, derisa një moment takimi u ndërpre.

19:54
Berisha-Alibeaj, përplasje fatale/ Përballja në prag të vendimit të gjykatës së apelit

Kundërsulmi i Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Sali Berishës për të mos e njohur si kryetar grupi nuk vonoi. Një draftplatform, e cila amniston gjithë të gjithë deputetet e pezulluar dhe të përjashtuar përveç ish-liderit historik po qarkullon me shpejtësi ne grup.

19:46
Tragjedia e Roskovecit/ I ati i Merushes akuzon burrin e ri: Fëmijët do t’i rris unë

30- vjeçarja Merushe Hazizi, kishte vetëm 10 ditë që jetonte në Vidhisht, në një banesë të re e cila kishte të njëjtin oborr me banesën ku jetonte vjehrri i saj Xhevahiri.

19:40
Edhe Koka fillon të flasë, ish ministri refuzon akuzat! Ofron 200 mijë euro për hetim në liri

Duke u larguar me automjet drejt Durrësit, jo drejt shtëpisë, por drejt paraburgimit më të afërt, për  ish ministrin Lefter Koka u mbyll përballja e parë mes provave dhe alibisë së tij.

19:27
Mevlani nuk i kushton vëmendje Fillortës, Alesja i del në mbrotje

Takimi i Filloretes dhe Mevlanit nisi me shumë diskutime dhe me synimin për tu njohur më shumë.

19:08
Traditat e Pashkëve

Për besimtarët e Krishterë, Pashkët janë festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit.

19:03
OKB: Mbi pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina deri tani

Mbi pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që prej pushtimit të Rusisë në fund të shkurtit,  sipas shifrave të fundit të publikuara nga OKB-ja.

18:55
Ish-këshilltari ekonomik i Putinit: Një embargo e plotë e naftës do ta ndalonte luftën brenda një muaji

Andrei Illarionov, një ish-këshilltar kryesor ekonomik i presidentit rus Vladimir Putin, shpjegoi në CNN përse ai mendon se një embargo e plotë e naftës ruse do t’i jepte fund luftës shpejt.

18:46
Fotot/ Shenja të vogla normaliteti në Kiev

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi është përfshirë nga qetësia sot, ndërsa qytetarët duket se po i rikthehen normalitetit.

18:45
Pakistani dënon sulmin e Izraelit ndaj xhamisë së Al-Aqsa, nxit botën të mbrojë Palestinën (fotot)

Pakistani ka dënuar ashpër sot atë që quante “sulmin ndaj besimtarëve të pafajshëm në xhaminë Al-Aqsa Mosque nga forcat pushtuese izraelite.”

18:43
Rruga drejt Tiranës/ Roma kualifikohet me “poker”, festojnë edhe Marseille e Feyenoord

Roma, Feyenoord dhe Marseille i bashkohen Leicester City në gjysmëfinalet e Conference League. Pas “Dhelprave” që eliminuan PSV, erdhën edhe kualifikimet e tre skuadrave të tjera.

18:25
Miley Cyrus fotografohet duke u puthur me të dashurin disa vite më të vogël (Foto)

Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus është fotografuar duke u puthur me të dashurin e saj të ri muzikantin Maxx Morando.

18:21
Detarët e humbur shpëtohen nga ishulli i pabanuar prej ‘mesazhit në shishe’ (fotot)

Megjithse tingëllon si një skenar filmi, gjashtë detarë të bllokuar në një ishull të largët pa ushqim për gati dy javë, janë shpëtuar nga marina braziliane pas dërgimit të një lutjeje me mesazh në shishe.

18:21
Veliaj pret Presidenten e BERZH-it: Në fokus nismat për qytetet e gjelbra dhe investimi në UKT

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, me të cilën diskutoi mbi nismat për qytetet e gjelbërta dhe investimin e rëndësishëm në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, për furnizimin e kryeqytetit me 24 orë ujë të pijshëm.

18:15
Zelensky: Bota duhet të përgatitet, Putin mund të përdorë armë bërthamore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se të gjitha vendet e botës duhet të përgatiten për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga rusët në Ukrainë.

18:15
Armët amerikane në Ukrainë brenda 24 orëve të ardhshme, Rusia proteston

Në 24 orët e ardhshme pritet të mbërrijë në Ukrainë, ndihma amerikanë në armë prej 800 milionë dollarësh.

18:07
Mbi 2800 ukrainas të evakuuar sot nga zonat e konfliktit

2864 ukrainas janë evakuuar sot nga zonat e konfliktit në Ukrainë.

17:54
Deri kur mund të zgjasë lufta në Ukrainë, çfarë thotë Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se lufta ruse në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit 2022.

17:53
Trondit Prof. Kabo: Në Shqipëri është korruptuar lufta kundër korrupsionit

Profesor Përparim Kalo thotë se në Shqipëri korrupsioni ka prekur dhe vetë luftën që po bëhet kundër korrupsionit.

17:45
Sarkofagë e statuja të jashtëzakonshme nxirren nga katedralja e djegur e Notre Dame (fotot)

Gërmimet arkeologjike nën katedralen e djegur të Notre Dame në Paris kanë zbuluar një thesar statujash, skulpturash, tuma të jashtëzakonshme dhe kryqe që datojnë prej shekullit të 13-të.

17:31
Pas dy vitesh distancim, Princ Harry dhe Meghan Markle vizitojnë Mbretëreshën Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar

Princi Harry dhe Meghan Markle vendosën të thyejnë akullin e krijuar dhe vendosën të vizitojnë Mbretëreshën Elizabeth, pas dy vitesh distancë,

17:26
Emrat/ Morën peng një person në Tiranë, në pranga dy autorët, në kërkim bashkëpunëtori

Tre persona morën peng një 31-vjeçar këtë të premte në Kashar për shkak të një borxhi.

17:19
“Rusët kanë zhvarrosur viktimat”, kryebashkiaku i Mariupolit: Po mundohen të pastrojnë krimet e tyre

Këshilli i qytetit  të Mariupolit tha sot se rusët nuk po i lejonin banorët të varrosnin njerëzit e tyre dhe se kanë zhvarrosur disa prej viktimave.

17:10
368 raste aktive me Covid në vend/ 53 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

53 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus nga 1.045 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vend.

17:09
Emigranti pa leje qëndrimi nuk merr dot paratë e fituara të llotarisë në Belgjikë (fotot)

Një burrë algjerian që fitoi €250,000 nga një biletë me gërvishtje që e bleu për 5 euro në Belgjikë, nuk po arrin të marrë paratë prej statusit të tij të padokumentuar në vend.

17:05
Bashkimin Europian dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri

Bashkimi Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër sulmin e dhunshëm ndaj patrullës së Policisë Kufitare të Kosovës në komunën e Zubin Potokut mëngjesin e sotëm.

16:50
Draftplatforma e Alibeajt, Boçi: Platformat individuale sjellin vetëm përçarje

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka kundërshtuar platformën e propozuar nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, duke theksuar se platformat individual;e sjellin vetëm përçarje.

16:45
Tifozët gjermanë “pushtuan” Camp Nou, Xavi dhe Laporta në një mendje: E turpshme!

Barcelona e mbylli me turp rrugëtimin e saj në Europa League teksa katalanasit u mposhtën në shtëpi me rezultatin 2-3 ndaj Eintracht Frankfurt.

16:37
Gjyqi i Johnny Depp/ Fansja nxirret nga salla pas kërcënimeve për dhunë ndaj ish-gruas së aktorit (fotot)

Dy tifoze ‘të zjarrta’ të aktorit amerikan Johnny Depp që ofendonin sot në sallën e gjyqit ish-gruan e tij Amber Heard duke e quajtur “plehrë” e “gënjeshtare”, u nxorrën jashtë gjyqit të shpifjes pasi autoritetet zbuluan se ato kishin kërcënuar aktoren me komente online.

16:35
Java e tetë e luftës, të paktën 20.000 trupa rusë të vrarë në luftë

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë bërë një përditësim mbi trupat ruse të cilët kanë humbur jetën në luftë.

16:34
Maqedonia e Veriut dëbon gjashtë diplomatë rusë

Maqedonia e Veriut ka dëbuar sot gjashtë diplomatë nga Ambasada ruse në Shkup, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar.

16:30
“Rama u shoqërua nga policia gjermane”/ Çfarë ndodhi në Frankfurt me kryeministrin shqiptar

“Policia shqiptare shoqëron kryeministrin Rama, refuzoi mbajtjen e maskës në avion” ishte ky një ndër titujt që mbante sot gazeta e njohur gjermane ‘Der Spiegel’.

16:08
Nafta shitet 235 lekë/litri, rritet dhe çmimi i benzinës dhe gazit

Çmimi i naftës këtë të premte shitet me 235 lekë për litër në pikat e karburant, 28 lekë më shtrenjtë një ditë më parë.

16:08
Dy të burgosura femra mbeten shtatzënë pas marrëdhënies seksuale me ‘kolegen’ transgjinore të qelisë (fotot)

Dy gra që po kryenin dënimin në burgun e femrave Edna Mahan në New Jersey, SHBA, kanë mbetur shtatzënë pasi u përfshinë në marrëdhënie seksuale me të burgosura femra transgjinore (te lindura meshkuj).

15:39
SPAK zbarkon në doganën e Vlorës, shoqërohen katër punonjës

Rreth tetë prokurorë të SPAK dhe forca policie kanë zbarkuar në doganën e Vlorës.

15:33
Sulmet në Kiev, qytetari ukrainas tregon tmerrin: Isha aty, m’u desh të fshihesha pas makinës

Një 38-vjeçar ukrainas ka rrëfyer tre shpërthimet që ndodhën ditën e sotme në Kiev ku u gotit një ndërtesë industriale.

15:26
Presidenti Biden shtrëngon dorën me ‘ajrin’ pas fjalimit në Karolinën e Veriut (video)

Presidenti Biden dukej se mbeti “duarbosh” dje pas një fjalimi në një universitet të Karolinës së Veriut, teksa gjesti i tij për ‘shtrëngimin e dorës’ në podium nuk kuptohej se nga kush ishte motivuar pasi aty nuk kishte asnjeri.

15:21
Nuk durojnë më masat anti-Covid, kinezët shpërthejnë kundër qeverisë!

Masat e zgjatura e testuan në maksimum durimin e banorëve të Shangai, të cilët kanë në protesta e janë përleshur me policinë, që i detyroi disa prej tyre të largoheshin nga shtëpitë teksa qyteti ka hyrë në javën e tretë të izolimit për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

15:20
Zyrtari maqedonas në burg, firmosi dhe për punësime të përkohshme!

Pak përpara se të përfundonte në burg nën dyshimin se ka përvetësuar një milion euro dhe ka keqpërdorur pozitën duke punësuar privatisht një firmë konsulente, në vend që ta bëjë këtë përmes procedurës së tenderit, ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë maqedonase, Muhamed Zeqiri kishte firmosur edhe një kontratë për punësime të përkohshme.

15:19
”Nuk e kuptoj përse po armatoset Serbia”, presidenti kroat: “Çfarë po thur Beogradi”!

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic shprehet se nuk e kupton vendimin e Beogradit për blerjen e sistemit antiraketor kinez, kur sipas tij, askush nuk ka në plan të sulmojë Serbinë. “Nuk i gjykojë për atë që po bëjnë, por i shoh dhe mbetem pa fjalë’”, u tha Milanovic gazetarëve në Rijeka kur u pyet për sistemin kundër-raketor kinez të dorëzuar së fundmi.

15:12
E rëndë në portin e Durrësit, humb jetën punonjësi pasi u godit nga vinçi

Një 19-vjeçar ka mbetur i aksidentuar rëndë në portin detar të Durrësit, ndërsa ka humbur jetën pak çaste më vonë në spital.

15:10
Inceneratorët/ Lefter Koka mohon akuzat para SPAK. Zbulohet shuma që ofroi ish-ministri si garanci pasurore për ndryshimin e masës

Për mbi 2 orë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me inceneratorin e Fierit.

14:58
Zgjedhja e presidentit të ri/ Taulant Balla kërkon edhe përfshirjen e opozitës: Të gatshëm për dialog

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ftuar opozitën të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së ri të presidentit.

14:54
Tirana pret trofeun/ Do ndeshet me Egnatian. Të shtunën përballen Kastrioti-Kukësi

Tirana e vetme në krye dhe në pritjes të zyrtarizimit si kampione e këtij sezoni udhëton drejt Rrogozhinës të shtunën ku I prêt Egnatia, skuadër e cila është ende në garë për zonën e play-out-it.

14:51
Protestoi për klimën, arrestohet shkencëtari i NASA-s në Kaliforni

Një shkencëtar i NASA-s dhe tre të tjerë u arrestuan në Los Angeles, pasi u lidh vetë me zinxhir para dyerve të një ndërtese banke.

14:49
Ulet popullsia në Shqipëri/ Në 2021 kishte më shumë vdekje dhe lindje. 42 mijë shqiptarë emigruan

Nuk ndalet tkurrja e popullsisë në vend. Të dhënat e Instat tregojnë se numri i popullsisë ka zbritur në 2. 79 milionë banorë, mbi 36 mijë më pak se një vit më parë duke përkeqësuar më tej treguesit demografikë të vendit.

14:47
Uji del me naftë/ Në Zharrëz të Patosit, banorët nuk e përdorin më Ujësjellësin

Prej 3 ditësh, banorët e njësisë administrative të Zharrëzës, Bashkia Patos nuk po konsumojnë ujin në çezma as për larje pasi vjen i turbullt.

14:45
Shkollat e reja në Tiranë/ Shkollë e re për zonën e Freskut për 650 nxënës

Në shtator, 650 nxënës të zonës së Qesarakës dhe Freskut do të hyjnë në shkollën e re. Veç klasave të reja, shkolla do të ketë 6 laboratorë, palestër dhe terrene të jashtme sportive, me të njëjtën cilësi si në të gjitha shkollat e ndërtuara në Tiranë.

14:24
Zbulohet një tjetër qendër masazhesh në Tiranë që shfrytëzohej për prostitucion

Një qendër masazhesh që shfrytëzohej për prostitucion është zbuluar në Tiranë, në rrugën “5 Maji”, ku në pranga është vënë administratori i biznesit Ardit Buci.

14:14
Përgjaket Ramazani, 100 palestinezë të plagosur pas përleshjeve në xhaminë Al Aksa

Forcat izraelite të sigurisë mësynë mëngjesin e sotëm në kompleksin e xhamisë së famshme Al Aksa në Jeruzalem, vendi tretë më i shenjtë i Islamit, ku mijëra palestinezë ishin mbledhur për lutjet e mëngjesit, duke nxitur përleshje si pasojë e të cilave mbetën të plagosur mbi 100 palestinezë.

14:09
Apeli vendos konfiskimin e pasurisë të familjarëve të ish deputetit Ndoka

Gjykata Apelit të Posaçëm ka vendosur për të konfiskuar pasurinë ndaj Xhevi Ndokës dhe Mimoza Ndokës, vëllait e motrës së ish deputetit socialist Arben Ndoka.

14:02
Lefter Koka: Mbahem në burg në kundërshtim me ligjin, edhe nëse rri në shtëpi do të deklaroj sa herë të më thërrisni

Ka përfunduar pyetja në SPAK e ish ministrit Lefter Koka për inceneratorin e Fierit pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

13:55
Moskva është anija e parë luftarake ruse që shkatërrohet që nga Lufta e Dytë Botërore

Historiani Evan Mawdsley, i specializuar në historinë ruse dhe historinë e Luftës së Dytë Botërore ka thënë se anija Moskva, është anija luftarake e parë që Rusia ka humbur që nga Lufta e Dytë Botërore.

13:54
Do shisnin fara kanabisi në Shijak, kapen dy të rinjtë nga Paskuqani

Dy të rinj janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për kultivim droge.

13:42
Aksident në Gjirokastër/ Mjeti del nga rruga, dëmtohet shoferi

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Sofratik.

13:37
Zgjedhja e presidentit/ Meta: Nuk kam asnjë interes, pas 25 korrikut do të nis…

Teksa qeveria po përgatitet për zgjidhjen e kreut të ri të Republikës, duket se presidenti aktual, Ilir Meta nuk ka asnjë interes për pasardhësin e tij.

13:37
Shtatë persona të vrarë dhe 27 të plagosur në rajonin e Kharkiv

Trupat ruse kanë hapur zjarr ndaj autobusëve që transportonin civilë ditën e sotme në fshatin verilindor ukrainas të Borovaya, ku raportohet se shtatë persona ndërruan jetë dhe u plagosën 27 të tjerë.

13:13
Bardhi reagon ndaj Berishës: “Opozitë”, jo llafe! Rakipi qenka shpallur “non grata” se ka ngrënë drekë me Bashën

Gazment Bardhi ka reaguar për deklaratat e Sali Berishës për sanksionet e SHBA ndaj ish deputetit Aqif Rakipi duke thënë se nuk ka folur me të pasi i dilte përpara seriali i darkave të tij me ish-kreun e PD Lulzim Basha. Sipas Berishës, ata janë takuar disa herë me njëri-tjetrin ndërsa ka pasur përpjekje për ta vendosur në koalicionin e PD. Me ironi, Bardhi shkruan në Twitter se është qëndrim interesant duke shtuar se është kjo është “opozitë e vërtetë”.

13:10
Gjendet e mbytur një grua në Durrës, çantën e kishte lënë në breg të detit (Pamjet)

Në grua u gjet e mbytur në Durrës pak pas mesditës së të premtes.

13:08
Shkarkimet nga Bardh Spahia, reagimi nga Amuli: Akte hakmarrje për t’i hapur vendin të inkriminuarve

Partia Demokratike Shkodër, ka dënuar shkarkimet nga detyra të administratoreve të Dajçit dhe Postribës, Gjovalin Darragjati dhe Altin Shaba.

13:03
Berisha: Nuk injoroj asgjë, kam besim që shqiptarët do zgjedhin platformën tonë

Ish kryeministri Sali Berisha tha se ka besim që shqiptarët do të zgjedhin platformën e opozitës, jo të qeverisë. I pyetur nëse do të kishte më shumë efektivitet për PD mbledhja e platformave, Berisha tha se nuk injoron asgjë pasi secili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij.

13:01
Sanksionet e SHBA për Rakipin, Berisha akuzon Bashën: Po të flisja do më dilnin drekat e darkat mes te dyve, tentoi ta angazhojë në PD

Mungesa e provave i bën sanksionet të pa vlera. Kështu është shprehur se mendon Sali Berisha teksa ka komentuar gjatë konferencës së sotme sanksionet e SHBA-së për Aqif Rakipin.

12:57
Zgjedhja e presidentit të ri, Berisha: Rama po vepron me kodin e mafias, futur në zarf sekret tre emra, nuk pranojmë…

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur të paligjshëm procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

12:53
Sali Berisha: Qëllimi i Ramës është të krijohen dy Parti Demokratike, ka dështuar

Theksin dhe shkakun e pëçarjes së Partisë Demokrtatike, ish kryeministri Sali Berisha e vë tek Edi Rama, për të cilin tha se po mundohet të mbajë peng PD-në me anë të ndonjë pengu të opozitës, ku nënkupton Lulzim Bashën.

12:49
Do të ketë arrestime dhe Basha do kthehet fuqishëm? Ja si përgjigjet Berisha: Dhuratë për Edi Ramën

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pretendimeve se në takimet e tij me demokratët, Basha po përpiqet të shtyjë Kuvendin e 30 prillit. Gjatë kësaj kohe, thuhet se do të ketë arrestime për Rithemelimin dhe Basha do të rikthehet fuqishëm.

12:35
Do ndërpriten zgjedhjet për kryetar të degëve? Berisha: PD-në e drejton vetëm “Rithemelimi”, Alibeaj i ‘kapur’ nga Rama

Në bashkëbisedimin me mediat, ish kryeministri Berisha komentoi platformën e Alibeajt për bashkimin e demokratëve. Berisha akuzoi sërish Alibeajn se me urdhër të Ramës përmes Bashës, refuzoi bashkimin duke paditur PD në gjykatë.

12:35
Berisha: Zgjedhjet nuk zhbëhen, njerëzit nuk janë as kukulla, as liliputë

Në konferencën për mediat, ish kryeministri Sali Berisha tha se zgjedhjet që po kryhen në degë nuk dot ë zhbëhen dhe kush ka dëshirë mund të verifikojë procesin.

12:31
Sfilata e grave të Kallmetit/ Në pasarelë veshjet e prera dhe të qepura prej tyre

Me moton “Shprese për gratë” në pasalerë sfiluan modele me veshjet të qepura nga gratë e zonës së Kallmetit.

12:30
“Vazhdojnë përpjekjet e Ramës për të mbajtur peng PD-në”/ Sali Berisha: Dënoj presionet që po bëhen në gjykatë

Në bashkëbisedimin me mediat ish kryeministri Sali Berisha foli për presione ndaj gjykatës së Tiranës lidhur me ankimimin e vendimit të gjyqtarit Zhukri.

12:27
Raporti DASH/ Berisha: Qeveria e lidhur kokë e këmbë me larjen e parave dhe drogën

Për Sali Berishën ndryshe nga raporti i DASH që e shpall atë ‘non grata’, raporti i pak ditëve më parë, vërteton kokë e këmbë se qeveria është e lidhur me larjen e parave dhe drogën.

12:27
Nga hedhja e thumbave metalikë tek thyerja e xhamave, pamje nga katër sulmet drejt policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë publike fotografitë nga katër sulmet ndaj tyre në tre ditët e fundit në rrugën që të dërgon në pikën kufitare në Bërnjak.

12:19
Tregu me produkte importi/ Tregtarët: Kanë më shumë cilësi, fermerët: Më të mira ato vendore

Në tregun e shitjes me shumicë të fruta perimeve në Lushnje ka shumë produkte importi edhe pse qyteti ndodhet pranë fushave më prodhimtare në vend, atyre të Myzeqesë.

12:19
Sali Berisha: Rama nuk bën dot pazare të pista me mua, nuk e tërheq dot zvarrë opozitën. Ja pse e vijoi Kongresin

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencë për mediat duke zbuluar arsyet përse Rama vijoi Kongresin dhe i bëri me dije se nuk e tërheq dot opozitën apo të bëjë pazare të pista me të.

12:18
Kongresi i PS, Berisha: As Partia e Punës nuk dilte kaq hapur, “Skapin” e porositi të më burgoste

Një Kongres si organizata mafioze e Cosa Nostras në Itali, kështu e ka konsideruar ish kryeministri Berisha, Kongresin e PS mbajtur të shtunën e javës së shkuar.

12:14
Gati në shtator shkolla e re në lagjen 12, Veliaj: “Tirana ka infrastrukturën arsimore më të mirë në 100 vitet e fundit”

Në shtator, 650 nxënës të zonës së Qesarakës dhe Freskut do të hyjnë në shkollën e re. Veç klasave të reja, shkolla do të ketë 6 laboratorë, palestër dhe terrene të jashtme sportive, me të njëjtën cilësi si në të gjitha shkollat e ndërtuara në Tiranë.

12:02
Presidenti i ri/ PS kërkon nisjen e procedurave në parlament. Balla letër Nikollës: Seanca e parë më 4 maj

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka firmosur sot kërkesën drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i kërkohet thirrja e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes të Presidentit të Republikës .

12:02
Shpërndanin dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arritur të finalizojë me sukses dy operacione policore brenda 12 orëve.

11:53
Finlanda kërkon anëtarësim në NATO: Lufta në Ukrainë është thirrje zgjimi për gjithë botën

Ministrja e Finlandës për Evropën, Tytti Tupparainen deklaroi ditën e sotme se vendi po kërkon të bashkohet me NATO-n pas luftës në Ukrainë.

11:53
Nga rikthimi i të përjashtuarve te anulimi i zgjedhjeve në bazë, ja platforma e Alibeajt për bashkimin e demokratëve

Enkelejd Alibeaj ka propozuar një draftplatformë për të bashkuar demokratët duke sugjeruar që të anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimit dhe të gjithë anëtarët e përjashtuar të kthehen në grup.

11:48
Sulmohet me granata e kallashnikov policia e Kosovës, në veri “shpërthejnë” tensionet!

Zyrtarë të policisë së Kosovës janë sulmuar me kallashnikovë e granata dore mëngjesin e sotëm, një incident ky që rikthen hijen e tensioneve në një zonë të vendit të prirur drejt tyre.

11:44
“Truri” i Putinit: Tërheqja nga Kievi e përkohshme, po humbëm luftën e gjithë bota shkrumbohet! 

Një filozof ultranacionalist, i mbiquajtur “truri i Putinit” për ndikimin e madh që ka tek lideri rus, deklaroi se tërheqja e vendit nga kryeqyteti ukrainas Kiev është vetëm një “situatë e përkohshme”.

11:30
Foto/ Të zhgënjyer dhe të lodhur, qytetarët ukrainas largohen nga vendi për një jetë më të sigurt

Mijëra qytetarë ukrainas vendosin çdo ditë të largohen nga vendi i tyre për një jetë më të sigurt, duke lënë kështu pas vendin e shkatërruar nga pushtimi rus.

11:28
Beniada paralajmëron Donaldin: Ia pres veshët po më tha “Jo”

Beniada Nishani po vijon karrierën në television pas përfundimit të Big Brother VIP, ku kishte marrëdhënie me pjesën më të madhe të banorëve.

11:26
Rocky ka tradhtuar Rihannën? Detaji që po “zien” rrjetin (Fotot)

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se këngëtari ASAP Rocky mund të ketë tradhëtuar Rihannën.

11:21
E rëndë në Tiranë/ Bie nga lartësia, humb jetën një punëtor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

11:15
Përleshje me policinë izraelite, plagosen mbi 100 palestinezë

Mbi 100 palestinezë janë plagosur si pasojë e përleshjeve me policinë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, kanë thënë autoritetet shëndetësore, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

11:10
Arrestohet 50-vjeçari në Kosovë, ndaloi makinën dhe ngacmoi seksualisht një vajzë

Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Kosovë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë.

11:09
Franca do të rihapë ambasadën e saj në Kiev

Franca tha më 14 prill se ambasada e saj në Ukrainë do të rikthehet në Kiev, pasi ishte zhvendosur në qytetin perëndimor të Lvivit në mars, pas nisjes së pushtimit rus.

11:07
Korridoret humanitare në Ukrainë/ Kryqi i Kuq: Puna në terren është sfiduese, ekspozohemi nga rreziku

Nëntë korridore humanitare ishin planifikuar të hapeshin ditën e sotme në Ukrainën lindore dhe jugore, por pavarësisht se një gjë e tillë është në rregull parimisht, është shumë e vështirë për tu zbatuar në praktikë.

10:55
Pasi klienti vdiq, i bllokoi llogarinë/ Kush është përmbaruesi i arrestuar, vëllai i ish-deputetit Alimadhi (Historia në 2017-tën)

Përmbaruesi Fatos Alimadhi që u arrrestua për shpërdorim detyre nga policia, është vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi.

10:53
Zjarr në Prishtinë, brenda ndërtesës ishin 7 anëtarë të familjes

Shtatë anëtarë të familjes Pireva ishin brenda ndërtesës që mori flakë mesditën e së enjtes në Lagjen Tophane në Prishtinë.

10:48
“Ishte si ëngjëll, nuk kishte probleme me mëlçinë”, dëshmia e mjekes për Malenën. Komenti për nënën që dyshohet se vrau vajzat

Mjekja ka zbuluar detaje për vdekjen e vajzës së vogël të Roula Pispirigou dhe Manos Daskalakis. Sipas saj, e vogla Malena nuk ndërroi jetë për shkak të dëmtimit të mëlçisë.

10:39
Zjarr në një banesë në Gjirokastër, dyshohet se e vuri vajza e familjes

Një banesë dy katëshe në lagjen Dunavat në Gjirokastër është përfshirë nga flakët, që ende nuk është izoluar dot nga zjarrfikësit edhe për shkak të vështirësive të terrenit.

10:38
U kapën me kokainë, arrestohen dy persona në Lezhë

Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

10:35
Shenjat e plumbave në xhama, policia rrethon mobilerinë në Krujë (pamjet nga vendngjarja)

Kanë dalë pamjet nga biznesi në Krujë që gjatë natës u qëllua me breshëri automatiku. Siç duket nga pamjet, xhamat e biznesit janë dëmtuar nga plumbat.