Radamel Falcao historik, 100 ndeshje me Kolumbinë, ja lojtarët me më shumë paraqitje

25/09/2022 20:10

Radamel Falcao vazhdon të thyejë rekorde kur vesh fanellën e Kolumbisë.

Dje, në fitoren ndaj Guatemalës (4-1), sulmuesi aktual i Rayo Vallecanos arriti numrin e 100 ndeshjeve me përfaqësuesen kolumbiane, duke qenë golashënuesi më i mirë në histori, që kur debutoi në vitin 2007 në një ndeshje miqësore kundër Uruguait (1-3). Që atëherë, Falcao ka luajtur një “shekull” ndeshje për Kolumbinë, duke fituar besimin e deri tetë trajnerëve të kombëtares.

Në ato 100 ndeshje, Falcao ka shënuar 35 gola, duke qenë ai që ka shënuar më shumë me kombëtaren. Përveç kësaj, ai është edhe golashënuesi më i mirë në kualifikueset e Kupës së Botës me 13 gola.

Pavarësisht se është shpallur si sulmuesi më i mirë në historinë e Kolumbisë, Falcao nuk ka pasur shumë fat në Kupat e Botës. Super Sport shkruan se momenti i tij më tragjik ndodhi në vitin 2014, kur nuk mundi të merrte pjesë në takimin në Brazilin për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Edhe pse ai moment ishte më i miri i karrierës së tij, Falcao nuk u dorëzua dhe u thirr për të luajtur Botërorin “Rusi 2018”, ku mundi të shënonte golin e tij të parë dhe të vetëm në Kupën e Botës në fitoren kundër Polonisë (3-0).

Lojtarët me më shumë paraqitje te Kolumbia:

David Ospina – 125 ndeshje

Juan Cuadrado – 112 ndeshje

Carlos Valderrama – 111 ndeshje

Mario Yepes – 102 ndeshje

Leonel Alvarez – 101 ndeshje

Radamel Falcao – 100 ndeshje

Top Channel