Gjendet pa shenja jete 65-vjeçari në lumin Vjosa, dyshohet se është mbytur

25/09/2022 16:21

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të diele në lumin Vjosa.

Mësohet se N. K., rreth 65 vjeç i cili banonte në Përmet u gjet rreth orës 15:00 dhe dyshohet se është mbytur.

Policia thotë se ditën e sotme, bashkëshortja e tij ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Nga kryqja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel