Komplikohet rinovimi i Milan me Leaon, City i bashkohet garës për portugezin

25/09/2022 12:44

Milani dëshiron të rinovojë kontratën e Rafael Leaos, por gjërat ende nuk duken në rrugën e duhur.

Sipas raportimeve nga mediet portugeze, sulmuesi i “kuqezinjve” të Italisë ka rënë në radarët e Manchester City-t.

Portugezi është ndjekur me kujdes nga Pep Guardiola, i cili duket se e pëlqen shumë lojën e sulmuesit të “Djallit”.

Nga një anë Milan që do me çdo kusht rinovimin me Leaon dhe nga ana tjetër përfshirja e City dhe Guardiolës në garën për sulmuesin i komplikon gjërat.

Kështu pas interesit nga Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Chelsea, me përfshirjen e Manchester City-t në garën për 23-vjeçarin puna e Milan për rinovimin vështirësohet edhe më tej.

Top Channel