Një magazinë me rroba është përfshirë nga flakët këtë të diel në kryeqytet në zonën e njohur si Qytet Studenti.

Mësohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Top Channel