Partia Lëvizja Vetëvendosje që prej orës 10:00 të kësaj të diele ka filluar procesin e votimit për zgjedhjet e brendshme. Po ashtu, është hapur edhe platforma online, në të cilën mund të votojnë edhe emigrantët.

Alim Rama, kryesues i këshillit zgjedhor të brendshëm të LVV-së, ka treguar për KosovaPress, se si po shkon procesi i këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij, deri tani pjesëmarrja në votime ka kaluar pritshmërinë e kësaj partie.

“Ne si LVV dhe si komision zgjedhor i brendshëm kemi hapur mbi 200 vendvotime në të gjitha qendrat dhe pikat. Po ashtu, edhe në të gjitha qendrat mërgatë ku votohet online. Deri tash pjesëmarrja është më shumë siç e kemi pritur. Procesi është duke shkuar në rregull, dhe pa asnjë problem deri tash”, tha ai”, tha ai.

Rama shtoi se siç shihet deri tani ka interesim mjaft të madh nga anëtarët e LVV-së për të votuar.

“Raporti i herëshëm që është dalë, ka qenë në Mitrovicë më shumë siç kemi pritur, dhe në të gjitha qendrat po thonë që interesimi është shumë i madh. Po ashtu, kjo po shihet edhe nëpër postime të ndryshme nga anëtarësia”, ka shtuar Rama.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, njëhërit edhe kryetari aktual i LVV-së, garon edhe për një mandat katërvjeçar dhe nuk ka kundër kandidat. Kandidate për GVV, është Alblulena Haxhiu, kandidat për RVV: Behar Jashari.

Qendrat e vendvotimeve do të mbyllen në ora 19:00. /KosovaPress

Top Channel