Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të një të riu, i cili për një kohë të gjatë u hetua për vdekjen nga mbidoza të shokut të tij.

Mariglen Isufi, mosha 29 vjeç, ishte arrestuar nga policia në prill të këtij viti mbasi shoku i tij Ilir Marku, përdorues heroine, u gjet i pajetë në një bunker në zonën e Kodër Kamzës.

Pasi u procedua për shkaktim vetëvrasjeje dhe për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës 29-vjeçari u la i lirë pasi përfunduan afatet e paraburgimit. Ai pranoi se e njihte prej kohësh viktimën, pasi të dy ishin përdorues droge.

Ditën e ngjarjes, Iliri me telefonoi nga një numër tjetër, pranoi i akuzuari në gjykatë, dhe më pyeti nëse kisha para për të blerë drogë. Dy të rinjtë i blenë dozat e heroinës në zonën e Laprakës dhe sipas rrëfimit të të akuzuarit ata e injektuan drogën në një fushë. Kur i dyshuari kuptoi se shoku kishte ndërruar jetë, i akuzuari pranoi se e zbuloi një bunker në një distancë prej 30 metrash. E mbajta në shpinë dhe të nesërmen u ktheva në bunker me shpresën se ai ishte gjallë dhe nga kjo gjendje e rënduar emocionale nuk i tregova askujt, as policisë dhe as të afërmeve të tij, kujtoi përdoruesi tjetër.

Për këto veprime, ndaj tij u hap çështje penale pasi trupi i viktimës u gjet pas kërkimeve të familjarëve, kurse shoku i tij u zbulua nga numri i telefonit.

Top Channel