Meta “fik dritat”, bien në të gjithë botën rrjetet sociale
218 885 euro të padeklaruara si dhe disa kuti me shishe vere, të cilat dyshohet se ishin kontrabande, janë sekuestruar ditën e sotme në Portin e Vlorës.
Pas kontrollit të kryer në në kamionit tip ‘DAF’, i cili drejtohej nga 50-vjeçari me iniciale A.B., është konstatuar shuma e parave të padeklaruara si dhe kutitë me shishe vere, pa faturë blerjeje.
Në kuadër të operacionit “Excise”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë 50 vjeçarin, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel