Post Malone shtrohet sërish në spital pas incidentit që i ndodhi në skenë/Ja si është gjendja e reperit

25/09/2022 18:29

Reperi dhe këngëtari i njohur Post Malone e riplanifikoi koncertin e tij në Boston të shtunën pasi u zgjua me dhimbje therëse dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ai u shtrua sërish në spital më pak se një javë pasi kishte pësuar një shembje të tre brinjëve.  Gjatë atij koncerti në St. Louis, artisti 27-vjeçar ra në një vrimë në mes të skenës dhe direkt pasi u rrëzua kërkoi ndihmë mjekësore.

Pavarësisht dëmtimit të disa brinjëve pas përplasjes, ai vazhdoi të performonte pesë këngë të tjera përpara se të dërgohej me urgjencë në spital.

Post Malone u kërkoi falje fansave që blenë bileta për koncertin e tij në Boston në TD Garden të planifikuar për të shtunën mbrëma, duke thënë se të gjithë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në datën e re që ekipi i tij po planifikon aktualisht.

Kur Post Malone mendoi se më e keqja kishte mbaruar, ai shpjegoi pse vrima ishte në skenë. Ai aktualisht ndodhet në spital me komplikacione nga aksidenti dhe shpresojmë se do të shërohet së shpejti. Ndalesa tjetër në turneun e tij “Twelve Carat Tour” do të jetë në Rocket Mortgage FieldHouse në Cleveland, OH më 27 shtator.

Kujtojmë gjithashtu se reperi 26-vjeçar ka mirëpritur fëmijën e tij të parë, një vajzë, me të fejuarën në muajin maj. Top Albania Radio shkruan se lajmi u dha nga vetë muzikanti së fundmi gjatë paraqitjes së tij në shfaqjen e ‘Sirius XM The Howard Stern’. Reperi zbuloi se e kishte puthur vajzën e tij para se të shkonte së fundmi në studion e regjistrimit. Në fillim të vitit, Post Malone foli me dashuri për fazën e re në jetën e tij, duke ndarë emocionet përpara pritjes së fëmijës së tij të parë. Reperi tha për “People” se:

“Jam i emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën time, jam më i lumtur se kam qenë ndonjëherë. Është koha të kujdesem për trupin, familjen dhe miqtë e mi dhe të shpërndajmë sa më shumë dashuri çdo ditë”.

Top Channel