Ankth tek Interi për mesfushorin, u dëmtua në ndeshjen e kombëtares

25/09/2022 23:01

Liga e Kombeve vazhdon të jetë e mallkuar për skuadrat italiane. Dëmtime e shumta po kthehen shqetësim serioz për ekipet e Serisë A dhe skuadra e fundit që merr një lajm të keq është Interi.

Pas angazhimeve me Kroacinë, Brozovic do të rikthehet në “La Pinetina”, ku stafi mjekësor i Interit do të vlerësojë me kujdes shkallën e dëmtimit. Në kampionat, në çdo rast, kroati nuk do të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Romës për shkak të skualifikimit (mund të ketë ardhur shansi i Kristjan Asllanit), por Interi, të martën, më 4 tetor, pret Barcelonën në “Meazza” në një përplasje vendimtare për kualifikimin në 1/16 e Champions League./ Super Sport

Top Channel