Zjarri i rënë këtë të diel në pyllin e Sodës në Vlorë, vijon të djegë sipërfaqe të konsiderueshme pemësh.

Të ndihmuara nga era, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe në pjesën halore poshtë pishave.

Prej orësh, punonjësit e zjarrfikëseve janë duke punuar për fikjen dhe izolimin e vatrës së zjarrit.

Shkak i zjarrit është papërgjegjshmëria e banorëve por dhe pushuesve që bëjnë piknik në pyll.

Top Channel