Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë, në afërsi të Durrësit, për pasojë janë krijuar radhë kilometrike.

Në informacione paraprake raportohet se janë përplasur katër mjete me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për përmirësimin e situatës së trafikut, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel