Ka marrë fund arratia për një nga më të kërkuarit të botës së krimit në Europë, Deniz Klironomi, i njohur me nofkën “Gucci”.

Ai u arrestua ditën e djeshme në Kolumbi, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli si anëtar i grupit “Los Pachenca”, që merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.

“​​‘Gucci’, një nga më të kërkuarit në Shqipëri dhe Evropë, kërkohej nga Interpoli”- tha kolonele Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.

Klironomi u vu në pranga vetëm pasi u fotografua në ballkonin e banesës ku qëndronte. Atë e “tradhtoi” tatuazhi që kishte në krahun e majtë e bëri më të lehtë punën e policisë për të bërë identifikimin e tij.

Tre vite më parë, Deniz Klironomi ishte në listën që publikoi Policia e Shtetit shqiptar me 24 të kërkuar, pjesa më e madhe për vrasje.

Ai po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij .

FOTO GALERI
1/4

Top Channel