Rusia vazhdon shtypjen e protestave kundër mobilizimit, mbi 840 persona të arrestuar

26/09/2022 10:30

Vala e protestave kundër mobilizimity ushtarak në Rusi nuk ka të ndaluar.

Njerëzit kanë vërshuar nëpër rrugë në 35 qytete të vendit, e indinjatën e tyre nuk e frenon as dora e hekurt që policia po përdor mbi tubuesin, duke arrestuar deri tani më shumë se 840 prej tyre.

Gjysma e personave të prangosur janë vetëm në kryeqytetin Moskë, e sipas grupit për të drejtat e njeriut OVD-Info, që monitoron arrestimet dhe ndalimet politike në Rusi, numri i personave që kanë përfunduar në burg mund të jetë edhe më i larta sesa shifra që paraqesin autoritetet. në lista, kujton grupi, mungojnë të dhënat e arrestimeve në kryeqytetin e republikës jugore ruse të Dagestanit.

Vala e demonstrative shpërtheu vetëm pak ore pas fjalimit të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili shpalli mobizilimin e pjesshëm ushtarak që të rrisë fuqinë e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë, e cila është përballur kohët e fundit me një kundërofensivë dërrmuese të trupave të Kievit. Protestat u thirrën nga grupi opozitar Vesna, dhe nga mbështetësit e lideritbtë burgosur të opozitës, Aleksei Navalny.

Putini njoftoi se do të ketë dënime më të ashpra ndaj rusëve që dezertojnë ose atyre që refuzojnë urdhrin për mobilizim, teksa njoftoi se sipas tij duihen grumbulluar deri në 300.000 forca rezerve.

Top Channel