Vrau vëllanë dhe kunatën, Gjykata e Apelit në Tiranë lë në fuqi masën arrest me burg për Arsen Muskurtin

26/09/2022 11:35

Gjykata e Apelit Tiranë ka miratuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg Arsen Muskurtin, autorin e vrasjes së vëllait dhe kunatës, Dritan dhe Nora Muskurti.

Vrasja ndodhi në datën 30 gusht, rreth orës 16:40, në agjencinë e udhëtimeve “Nour Tours”, pranë Rrugës së Kavajës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur “Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Arsen Muskurti dhe caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim A.M të masës së sigurimit personal atë ‘Arrestit ne burg’, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale”.

Seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit u mbajt në 1 shtator, kur Gjykata e Tiranës kërkoi arrest më burg për 30 ditë ndaj Muskurtit, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjendjes së shëndetit mendor.

Lexo edhe: Vrasje me “urdhër mbrojtjeje”! Arsen Muskurti qëlloi vëllain e kunatën sapo mori urdhrin e gjykatës në dorë

Konflikti mbi pronën dyshohet të jetë shkaku që shtyu Arsen Muskurtin që mban edhe emrin Hamza Kastrati të vriste vëllanë dhe kunatën.

Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar në ambientet e një lokali në rrugën “Islam Alla”,  dhe debati ka degraduar në përdorimin e armës.

Asen Muskurti ka qëlluar për vdekje drejt vëllait 44-vjeçar dhe kunatës Nora Muskurti, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e ngjarjes nga kamera e sigurisë.

Lexo edhe: “Do t’ju vijë dhe ju dita e dhënies së llogarisë”/ Çfarë shkruante në Facebook autori i vrasjes së dyfishtë, kërcënonte viktimat në rrjete sociale

Viktimat Dritan dhe Nora Muskurti

Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë qenë shumë banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit.

Top Channel