Situatë katastrofike në Kanada, stuhia rrëzon shtëpitë dhe zyrat në det (Pamje)

25/09/2022 17:18

Linjat e energjisë janë rrëzuar dhe shtëpitë janë rrëzuar në det, pasi stuhia shkatërrimtare ‘Fiona’ goditi vijën bregdetare të Kanadasë.

Ngjarje të tilla të motit janë të rralla në Kanada dhe policia ka deklaruar se stuhia ishte e paparë ndonjëherë.

BBC shkruan se ushtria është vendosur në Nova Scotia për të ndihmuar me operacionin e pastrimit të vendit.

Disa provinca pësuan shira të rrëmbyeshëm dhe erëra me shpejtësi deri në 160 km/h, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Një shtëpi duket se do të bjerë në det

Paralajmërimet për stuhitë tropikale janë lëshuar për provincat e Atlantikut të Nova Scotia, Prince Edward Island, Newfoundland dhe New Brunswick, si dhe në pjesë të Quebec.

Në Port aux Basques, me një popullsi prej 4,067 banorësh, përmbytjet intensive rrëzuan në det disa shtëpi dhe ndërtesa zyrash.

Aktualisht zona është në gjendje të jashtëzakonshme.

“Kjo është gjëja më e tmerrshme që kam parë ndonjëherë në jetën time“, tha gazetari Rene Roy.

Ai shtoi se shumë shtëpi kanë mbetur si një grumbull rrënojash në oqean, ndërsa shumë rrugë tashmë janë zhdukur.
Zyrtarët vendas më vonë konfirmuan se të paktën 20 shtëpi ishin shkatërruar, pas rënies në det.

Kompanitë e energjisë kanë paralajmëruar se mund të duhen ditë për të rivendosur energjinë elektrike, pasi shpejtësia e erës mbetet shumë e lartë për të filluar punën në linjat e rrymës të rrëzuara.

Një pemë e rënë

Top Channel