Pochettino drejt rikthimit në Premier League, skuadra që pritet të drejtojë

25/09/2022 17:33

Mauricio Pochettino po përgatitet për rikthimin, pas pauzës disa mujore që nga shkarkimi prej Paris Saint-Germain, ku përtej emrave të mëdhenj që kishte në skuadër mundi të kishte ecuri pozitive vetëm në Ligue 1, pasi rrugëtimin në Champions League, që ishte edhe qëllimi kryesor i klubit parizien, rezultoi shumë zhgënjyes.

Argjentinasi pritet të marrë drejtimin e Aston Villa-s, me klubin anglez që po vlerëson pozicionin e Steven Gerrard dhe në rast të shkarkimit, atëherë i pari në listë për ta zëvendësuar anglezin është ishi i Tottenham dhe Southampton.

Sipas raportimeve nga mediet britanike, 50-vjeçari është i gatshëm për rikthimin në Britaninë e Madhe./ Super Sport

Top Channel