Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj ish-truprojes së Saimir Tahirit, Hekuran Marku.

Në seancën paraprake, kur dosja kaloi për gjykim, Marku kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua këtë të hënë nga GJKKO.

Ish-truproja e Tahirit u vu nën akuzë për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nëse shpallet fajtor Marku do oërfitojë uljen me 1/3 e dënimit.

Marku akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal bashkë me Agustin Dedën, ish shoqëruesin tjetër të Tahirit dhe kanë kultivuar parcela me kanabis.

Të dhënat për aktivitetin e tyre kanë dalë nga një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, megjithatë vetë Marku ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në gjykatë.

Top Channel