E enjte, 16 Qershor 2022
12:17
Punishte për modifikim armësh në Mëzez/ Bliheshin nga grupet kriminale në vend, në pranga dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për arsenalin e armëve të gjetur në një banesë në Mëzez të Tiranës.

12:10
Vrasja në Shkodër, viktima ishte në lokal! Në vendngjarje 26 gëzhoja

Pa kaluar  24 ore nga të shtënat me arme zjarri në Velipojë ku u plagos rendë një person, një tjeter attentat ndodhi në Shkodër por këtë herë me një viktimë. Lulash Qepuri, 76  vjeç mbeti i vrarë mbrëmjen e se mërkurës, pasi ndaj tij u qellua disa here me arme.

11:55
Raporti i BSH/ Arben Ahmetaj: Rritja ekonomike në 2021 më e madhja në rajon, pjesëmarrja e forcave të punës rekord në 30 vite

Zv/Kryeministri Arben Ahmetaj ka përshkRtuar raportin e Bankës së Shqipërisë për 2021 si një punë mjaft të mirë dhe poZitive për ekonominë shqiptare.

11:38
Arsenali i armëve në Mëzez, në pranga Dorian Kalo e Elvis Bakalli

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për arsenalin e armëve të gjetur në një banesë në Mëzez të Tiranës.

11:35
Arsenal armësh në Mëzez/ Policia tregon si u zbulua depo me armatime: Bliheshin nga grupet kriminale!

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues i Parë Lorenc Panganika, në konferencë për shtyp për finalizimin e operacionit policor të koduar “Silent”, i zhvilluar nga Sektori kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i të cilit u sekuestruan arsenal armësh, municione luftarake, si dhe u zbulua dhe u shkatërrua një punishte që shërbente për modifikimin e armëve të zjarrit, silenciator dhe sende të tjera të kundërligjshme.

11:33
Fshehje e të ardhurave/ Pas Metës e Kryemadhit, ish deputeti çon në SPAK përfaqësues të tjerë të LSI (Dokumenti)

Pak ditë pasi kallëzoi në prokurorinë e posacme Presidentin aktual Ilir Meta, e kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, ish deputeti Halit Valteri, ka kallëzuar sot përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.
Në dokumentin që Anila Hoxha siguron për Top Channel, Valteri kallëzon në SPAK, edhe Petrit Vasilin, Edmond Panaritin, Elona Gurin, si edhe biznesmenë pranë tij, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfitimit të parave përmes korrupsionit

11:26
Salianji i ashpër me Çuçin: A do flasësh për Shqipërinë që është kthyer në han pa porta që hyjnë e dalin kriminelë?!

Deputeti demokrat Ervin Salinaji kërkoi interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi këtë të enjte në lidhje me  se OFL-në dhe Vettingun në Policinë e Shtetit.

11:20
Tendera të dyshimtë/ KLSH pezullon nga puna pesë persona në bashkinë e Vlorës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pezulluar nga shërbimi civil pesë shefa të sektorëve të ndryshëm në bashkinë e Vlorës.

11:17
Iu gjetën armë në banesë, e zonja e shtëpisë: Policia gjeti diçka të vogël, nuk i kam parë më herët

Një numër i madh armësh janë sekuestruar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme në një shtëpi në Mezez Kashar.

11:06
Video/ Pamje nga shtëpia ku u sekuestrua një arsenal armësh një natë më parë

“Top Channel” ka siguruar pamje nga ambienti ku u sekuestruan disa armë mbrëmjen e djeshme.

10:54
Kalendari/ Premier League nis më 5 gusht, raundi i parë mbyllet për tre ditë

Sezoni i ri i Premier League do të nisë shumë më shpejt seç jemi mësuar, më saktësisht më 5 gusht dhe tashmë është vendosur edhe kalendari i ndeshjeve, të cilat do mund t’i ndiqni ekskluzivisht vetëm në “Super Sport”. Java e parë do të luhet në tre ditë, pra më 5, 6 dhe 7 gusht.

10:50
Interpelancë me ministrin e Brendshëm, Salinaji: OFL u krijua që kriminelët të përfshiheshin në fushata elektorale! Çuçi: 2199 subjekte të hetuara në total

Deputeti demokrat Ervin Salinaji kërkoi interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi këtë të enjte në lidhje me  se OFL-në dhe Vettingun në Policinë e Shtetit.

10:32
​Video/ Tensionohet situata në Kosovë, veteranët rrëzojnë derën dhe hynë në oborrin e Kuvendit! Përleshen me policinë

Ka agravuar situata në protestën e veteranëve që po mbahet në Kosovë ditën e sotme.

10:30
Kuvend/ Shehu: Jeni në shkelje! Balla: Më 7 Korrik seancë të posaçme për gjenocidin në Srebrenicë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Taulant Balla ka deklaruar gjatë seancës plenare se seanca për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë do të mbahet më 7 korrik në Kuvend.

10:13
Dashnor Sula me shportë ushqimesh në Parlament: Nuk e bëj për politikë, kam ndjeshmëri! Do i bashkohem Berishës në protestë

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, është paraqitur ditën e sotme në Parlament me një shportë në të cilën mbante produktet bazike ushqimore, në formë proteste për rritjen e çmimeve.

10:04
Në shenjë proteste Dashnor Sula me shportë ushqimesh në Parlament

Në shenjë proteste kundër çmimeve të larta të produkteve, deputeti Dashnor Sula ka shkuar me shportë ushqimesh në Parlament, por garda nuk e ka lënë të futet.

09:58
Merr flakë në ecje mjeti në Gjirokastër, dyshohet për shkak të defektit

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Qafë Muzinë – Jorgucat, në ecje e sipër.

09:36
Kërcënime për bomba në katër shkolla në veri të Kosovës, evakuohen nxënësit

Alarm për bomba është dhënë për disa shkolla në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

09:30
U vra një natë më parë në Shkodër/ Kush ishte Lulash Qepuri, i arrestuar më parë për drogë dhe mbajtje armësh

Lulash Qepuri mbeti i vdekur një natë më parë në Shkodër, pasi iu bë atentat me armë zjarri teksa ndodhej brenda lokalit të tij në fshatin Stom Golem.

09:25
“Gratë, paqja dhe Siguria”, Shqipëria bën bashkë në Këshillin e Sigurimit BE – OSBE- OKB

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi debatin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të OKB, UN WOMEN, OSBE, BE etj.

09:14
Protesta e veteranëve në Kosovë, policia pozicionohet pranë Kuvendit

Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit ka filluar të mobilizohet për protestën e cila do të mbahet sot para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, protestë kjo e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

08:57
45.5 kilogramë kokainë mes mishit në portin e Durrësit/ Cilët janë dy personat e arrestuar

Dy persona janë arrestuar, pas sekuestrimit të 45.5 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit gjatë mbrëmjes së djeshme.

08:53
Ukraina kritika ndaj tyre, Macron, Scholz dhe Draghi mbërrijnë në Kiev

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev për të treguar mbështetjen e tyre.

08:41
Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan/ Së shpejti ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

Qeveria gjermane vendosi të dërgojë deri në 50 ushtarë në misionin paqeruajtës EUFOR/Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Qëllimi është ruajtja e stabilitetit në prag të zgjedhjeve në tetor.

08:28
OKB: Shifra rekorde të refugjatëve më 2021

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), ka thënë se numri i njerëzve që kanë ikur nga shtëpitë e tyre më 2021 ka arritur në nivelet më të larta, prej nisjes së regjistrimit të tyre.

08:25
Koreja e Veriut përballet me shpërthim të ri të një sëmundjeje infektuese

Koreja Veriore ka raportuar të enjten për shpërthimin e një epidemie të paidentifikuar të zorrëve në një rajon bujqësor.

08:10
A po e humb Ukraina luftën?

Ura e fundit në Severodonjeck është shkatërruar, duke e shkëputur këtë qytet të Donbasit nga pjesa e djathtë e bregut dhe duke bllokuar qindra civilë ukrainas dhe trupa ushtarake.

07:51
Parashikimi i motit, temperatura deri 33 gradë C

Ditën e enjte do të vijojë ndikimi i vlerave të larta të presionit atmosferik.

E mërkurë, 15 Qershor 2022
23:47
Video/ Armë dhe municione! Çfarë kapi policia në kryeqytet, shoqërohet një person

Një sasi armësh dhe municionesh luftarake janë sekuestruar këtë mbrëmje në kryeqytet.

23:19
Në një vilë me Borën dhe biseda me Arjanin! Po Olti Curri? Rrëfehet Olsa Muhameti

Olsa Muhameti, te “Goca dhe Gra” foli më shumë për projektin e saj të ri, emisionin “Kepi i Tundimit”, për miqësitë, bashkëpunimet dhe për pëlqimet…

23:00
Ukrainasit plazh në Odesa, ‘harrojnë’ luftën

Pavarësisht mbylljes së plazheve për shkak të minave në Detin e Zi, banorët e Odessa gjejnë një mënyrë për t’u freskuar duke notuar nga porti pranë plazhit të qytetit. 

22:56
Ford do tërheqë nga tregu 2.9 milionë makina, probleme me parkimin

Ford po tërheq nga tregu 2.9 milionë automjete pasi ka rezultuar se shumë drejtues po shfaqin probleme në momentin e parkimt të makinës së tyre.

22:53
Studimi i ri/ Popullsia globale do të humbasë 17 miliardë vite jetë nga ndotja e ajrit

Pothuajse e gjithë popullata e botës po thith ajër të ndotur, duke zbritur më shumë se dy vjet nga jetëgjatësia mesatare globale.

22:50
I nxehti ekstrem, njerëzit po sëmuren më shumë nga vapa

Nga të gjitha fatkeqësitë natyrore, nxehtësia është vrasësi numër 1, tregojnë studimet. Dhe ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten për shkak të krizës klimatike, shkencëtarët presin që ajo të sëmurë edhe më shumë njerëz.

22:31
Mish pule me kokainë! Sekuestrohen 45.5 kilogramë drogë në portin e Durrësit

Një sasi droge, e llojit kokainë është kapur këtë mbrëmje në portin e Durrësit, në brendësi të një kontenieri me mish pule.

22:30
Vrasje në Shkodër/ 76-vjeçari u qëllua me armë në lokalin e tij, pamjet nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person.

22:24
“Ndoshta nuk do e shihja më…”/ Olsa Muhameti flet për sëmundjen e mamasë së saj

Autorja Olsa Muhameti ka folur sonte në “Goca dhe Gra” për një situatë të vështirë që ka kaluar në jetën e saj.

22:02
Bora Zemani largohet nga “Përputhen”? Ka pasur sherr me Olsa Muhametin? Flet autorja

Ku ka zë nuk është pa gjë. Këtë shprehje e konfirmoi sot Olsa Muhameti që pranoi që zërat se Bora Zemani mund të largohet nga “Për’puthen” nuk janë tërësisht të pavërteta.

21:55
Olsa Muhameti zbulon tre emra nga “Kepi i Tundimeve”, kush është nga “Përputhen” (Fotot)

Autorja Olsa Muhameti ka zbuluar detaje nga emisioni i saj i ri që pritet të nisë shumë shpejt në ekranin e Top Channel, “Kepi i Tundimeve”.

21:49
Teknologjia e ‘drejtimit të asistuar’ shkakton 400 aksidente në dhjetë muaj në SHBA, 273 ishin Tesla (fotot)

Rreth 400 aksidente automobilistike kanë ndodhur në dhjetë muajt e fundit në SHBA prej teknologjisë së drejtimit të asistuar të makinave, tha autoriteti vendor i sigurisë së autostradave.

21:45
Beqarë që rrinë me rroba banje tërë kohës, fituesi merr 20 mijë euro! Olsa Muhameti zbulon ç’do të ndodhë në “Kepin e Tundimeve”

“Kepi i tundimeve” është një program që do të transmetohet së shpejti në Top Channel e që do të mbajë audiencën të mbërthyer pas ekranit me surprizat dhe të papriturat që rezervon.

21:31
Rama takon homologun ukrainas: Njihni Kosovën, dëshmoi që nuk ka mbetur peng e së shkuarës

Pas konferencës së mbajtur me presidentin Volodymir Zelenksy, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me homologun e tij ukrainas Denyz Shmyhal.

21:25
“Sunny Hill” largohet nga Prishtina/ Associated Press shkruan për përplasjet politike në Kosovë dhe organizimin e festivalit në Tiranë

Një festival ndërkombëtar muzikor i themeluar nga babai i kantautorit Dua Lipa për të promovuar vendlindjen e tij Kosovën, ka çuar në akuza për vendin e vogël evropian pasi humbi ngjarjen ndaj Shqipërisë fqinje.

21:20
81 vjeçari Fauci është me Covid/ ‘Cari’ pandemik i Biden thotë se nuk ka pasur kontakte me presidentin (fotot)

Dr. Anthony Fauci, kreu i shëndetësisë së Shtëpisë së Bardhë, që presidenti amerikan Joe Biden lavdëron si “cari i pandemisë” është sëmurur me koronavirus, sipas agjencive.

21:18
Ukraina kundërshton ultimatumin rus për të dorëzuar Sievierodonetskun

Ukraina injoroi të mërkurën një ultimatum të Moskës për të dorëzuar qytetin lindor të Sievierodonetskut. Këto zhvillime vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara njoftuan një ndihmë të re ushtarake për Kievin, si dhe u kërkuan aleatëve që të mos “humbasin vrullin”, në mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

21:00
Biden njofton rreth 1 miliard dollarë më shumë ndihmë për Ukrainën

Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, sasia më e madhe e armëve dhe pajisjeve ushtarake që dërgohet njëherësh në një ngarkesë, që nga fillimi i luftës.

20:53
Një serb i lindur në Prishtinë, Vllaznia përforcon mesfushën

Vllaznia është shumë pranë zyrtarizimit të përforcimit të dytë në merkato, pas Lorik Boshnjakut, mesfushorit që erdhi nga skuadra e Prishtinës.

20:45
Masakër mjedisore në Krastë të Elbasanit! Shërbimi Pyjor: Ka shumë rrugë, na ikin autorët

Pylli i Krastës në Elbasan i njohur edhe si “Parku Periferik” i këtij qyteti po degradohet çdo ditë nga prerjet e paligjshme.

20:35
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s flasin për armatimin e Ukrainës

Perëndimi duhet të shtojë furnizimin me armë për Ukrainën dhe të angazhohet për të ndihmuar luftën ushtarake të vendit, tha më 15 qershor Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.

20:28
Greqia akuzon Turqinë/ Mitsotakis bën përgjegjës Ankaranë për përshkallëzimin e tensionit

Në një intervistë për televizionin publik të vendit ERT, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ia ka hedhur Turqisë përgjegjësinë për përshkallëzimin e tensionit mes dy vendeve.

20:17
Bashkëpunimi Shqipëri-Poloni/ Turizmi qëndron në krye, gjatë vitit 2021 erdhën 112 mijë polakë

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht në kuadër të bashkëpunimit ekonomik ishte fokusi i takimit të zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj me ministrin e jashtë polak Zbigniew Rau, që ka nisur turin e tij të vizitave në rajon me Shqipërinë.

20:13
Nuk ndodhte që nga viti 1994! FED rrit normën e interesit me 0.75 për qind

Rezerva Federale rriti normat e interesit me tre të katërtat e një pikë përqindjeje të mërkurën, një lëvizje agresive kjo, për të trajtuar inflacionin që po rrënon ekonominë, duke frustruar konsumatorët dhe duke ‘mbytur’ administratën Biden.

20:02
Me grurë, kundër Putinit! Durrsaku bujk patriot mbjell 137 hektarë drithëra

“Pothuajse se gjysmën e fshatit e kam mbjellë unë më vëllanë, pjesën tjetër fshatarët. Banorët e zonës kanë ikur pasi nuk ia kanë dalë dot me bujqësinë”.

19:58
Skema e re e spitaleve/ Vetëm tre spitale kalojnë testin për t’u akredituar

Mbi 1 mijë struktura shëndetësore  publike dhe private  përfshirë edhe klinikat dentare do të kalojnë në sitën e Agjencisë së Akreditimit, e cila sapo u krijua dhe do të vlerësojë nëse spitalet tona i përmbushin standardet që kërkohen.

19:57
Harta Gjyqësore/ KLGJ mbron vendimin për mbylljen e 18 gjykatave

Për herë të parë pas nisjes së bojkotit disa ditor të avokatëve kundër hartës së re gjyqësore, drejtuesja e KLGJ Naureda Llagami dha arsyet që çuan në shkrirjen e 18  gjykatave në vend.

19:52
Vrasjet e pazbardhura/ Rasti “Sadikaj”, policia ende asnjë të ndaluar

Polica po kalon një sfidë torturuese në zbardhjen e atentateve mafioze apo vrasjeve të mirëmenduara. Pavarësisht pistave hetimore që ngrihen fill pas ngjarjeve vrasjet mbeten pa autor.

19:50
“Jemi të pakënaqur më BE, nuk është sekret”/ Rama nga Kievi: Do rindërtojmë një bllok banesash për familjet e Irpin

Në konferencën e përbashkët për shtyp këtë të mërkurë me Volodymyr Zelenskyn dhe Dritan Abazoviçin, Rama tha se do të rindërtojnë një bllok banesash për familjet në Irpin.

19:40
Fitimet nga festivali Sunny Hill/ Do sjellë rreth 50 milionë euro në ditë, por fitimi mund të jetë më i madh

Për  4 ditë, Tirana do të mirëpresë “Sunny Hill Festival”, duke hapur kështu dyert për të gjithë fansat e dashamirësit e këtij evenimenti.

19:35
Sunny Hill, “tym” në Prishtinë/ Pas largimit, akuza dhe përplasje në Kosovë

Këtë hapësirë prej 17 hektarësh e kërkoi kompania “Sunny Hill” për mbajtjen e festivalit më të madh muzikor në Kosovë, “Sunny Hill Festival”. 

19:07
Sulmuesi qëndron, Milani paguan 4.5 milionë € dhe gëzon Piolin

Junior Messias do të vazhdojë aventurën te Milani. Drejtuesit e kuqezinjve kanë arritur akordin me homologët e Crotones në lidhje me sulmuesin e djathtë brazilian.

19:06
Arbana Xhara i bën thirrje Ramës të konfirmojë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës

Gazetarja Arbana Xharra, në një intervistë për “Top Talk”, kritikon kryeministrin shqiptar Edi Rama për qëndrimin që ka mbajtur për Kosovën në Serbi.

18:48
Lufta shkatërroi çdo gjë/ Vullnetarët nisin rindërtimin e disa zonave në Kiev

Tashmë forcat ruse janë tërhequr nga disa zona të Ukrainës, një ndër to është edhe Kivi.

18:47
Ish sekretarët e NATO-s kërkojnë më shumë mbështetje për Ukrainën

Ish Sekretarët e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Lordi George Robertson, Jaap de Hoop Scheffer dhe Javier Solana, bënë thirrje të mërkruën për më shumë ndihmë ndaj Ukrainës në përballjen e saj me agresionin rus dhe më shumë trysni mbi Moskën.

18:28
Arabia Saudite sekuestron lojrat e fëmijëve me ylberë, në fushatën kundër promovimit të homoseksualitetit (fotot)

Kuti lapsash, veshje e kapele ishin mes objekteve të sekuestruara në dyqanet e fëmijëve në Arabinë Saudite, me simbole ylberësh dhe simbolika trans apo homoseksuale, për të cilat autoritetet thanë se kundërshtonin fenë islame dhe moralin publik.

18:26
Ndryshime në qeveri, mjekja Entela Ramosaçaj emërohet zv.ministre e Shëndetësisë

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të emërojë në postin e zv.Ministres së Shëndetësisë mjeken infeksioniste Entela Ramosaçaj.

18:23
Çfarë lidhje ka ankthi me tensionin e lartë të gjakut/ Kujdesi që ju duhet

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

18:14
Arbana Xharra denoncon sjelljen skandaloze të ish Ambasadores së Shqipërisë në OKB: Injoroi Kosovën!

Gazetarja shqiptare nga Kosova, Arbana Xharra ka akuzuar akuzuar ish-ambasadoren e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadarenë, se ka injoruar Kosovën në organizatë.

18:05
“15 mijë të vdekur, bojkotoni Katar 2022”, mesazh i fortë nga tifozët gjermanë

Gjermania dominoi plotësisht Italinë të martën në mbrëmje në “Borussia-Park” në M’Gladbach. Ekipi i Flick shkatërroi 5-2 kampionët në fuqi të Europës në takimin e Grupit 3 të Ligës A në Nations League.

17:58
“Kush mbjell uri, do korrë revoltë”! Protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve

Dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj, janë mbledhur këtë pasdite në sheshin “Skënderbej” ku do të protestojnë kundër rritjes së çmimeve për produktet e shportës dhe karburantet.

17:58
Gruaja thotë se u detyrua t’i jepte bijën burrit që e përdhunoi kur ishte 16 vjeçe, dhe t’i paguajë pension ushqimi (fotot)

Një gjykatës në Louisiana, SHBA i ka dhënë kujdestarinë e fëmijës një burri të akuzuar se ka përdhunuar gruan që e lindi atë pas një sulmi të vitit 2005 e cila rrjedhimisht u urdhërua të paguajë mbështetjen financiare për të bijën, edhe pse ishte nën moshë, sipas raportimeve.

17:57
Merr flakë në ecje mjeti në aksin Laç-Fushë Krujë

Një mjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në aksin Laç-Fushë Krujë.

17:57
Reali kërkon të shmangë surprizat e pakëndshme, arrin marrëveshjen e re me “yllin” brazilian

Vinicius do të luajë për shumë vite në “Santiago Bernabeu”. Lojtari brazilian dhe klubi “merengues” kanë arritur një marrëveshje në parim që sulmuesi nga Rio de Zhaneiro të vazhdojë të jetë i lidhur me skuadrën e bardhë edhe për katër ose pesë vjet.

17:49
Spiropali dhe Rama dëshmojnë pasojat e luftës, pamjet e trishta nga Ukraina

Lufta në Ukrainë vazhdon në muajin e katërt, por në kryeqytet ku ditët e fundit situata paraqitet më e qetë, liderët botërorë kanë pranuar ftesat e presidentit Volodymyr Zelensky për të parë nga afër pasojat e sulmeve.

17:48
Të bllokuar dhe pa furnizime ushqimore prej dy javësh/ Civilët në pritje për një korridor evakuimi në Severodonetsk

Më shumë se 500 civilë kanë mbetur të bllokuar në fabrikën Kimike Azot në qytetin e bllokuar të Severodonetsk.

17:37
Rama dhe Abazoviç konferencë në Ukrainë, Zelensky: Shqipëria mbështet shtetin tonë në statusin si kandidat për BE

Në Kiev ka nisur konferenca e përbashkët mes kryeministrit shqiptar Edi Rama, homologut malazez Dritan Abazoviç dhe liderit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

17:27
OBSH do të ndryshojë emrin e lisë së majmunit sepse ‘tingëllon racist’ ndaj afrikanëve (fotot)

Duke sinjalizuar se kanë mjaft punë për të bërë me linë e majmunit, OBSH ka njoftuar sot se do të gjejë një emër të ri për sëmundjen e rrezikshme “që të jetë më pak diskriminues apo stigmatizues” ndaj kontinentit afrikan, ku është pikasur fillimisht.

17:23
Problemi shëndetësor e detyroi të ndërpriste koncertet/ Zbulohet shkaku i paralizës në fytyrën e Justin Bieber

Pak ditë më parë këngëtari i njohur Justin Bieber njoftoi ndjekësit se vuante nga sindroma “Ramsay Hunt”, e cila e ka detyruar të anulojë një sërë koncertesh.

17:12
Pse e vrau nëna vajzën 5-vjeçare? Flasin hetuesit: Vogëlushja donte partneren e babait…

Të tjera detaje kanë dalë nga krimi makabër i zbuluar ditën e djeshme në Itali, ku një e mitur 5-vjeçare u gjet e vdekur pasi u masakrua nga nëna e saj.

16:58
Kina “braktis” Putinin: Gjej marrëveshje ose… ! Moska: SHBA po luan me zjarrin

Rusia po izolohet gjithmonë e më shumë në arenën ndërkombëtare pas agresionit në Ukrainë. Edhe aleati i madh i Vladimir Putinit, presidenti kinez Xi Jingping, duket se nuk e mbështet vazhdimin e konfliktit.

16:54
Vuçiç “ nuk zë mend”: Njohja reciproke dëshirë e BE-së, jo e Serbisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk lëshon pe lidhur me njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës, duke thënë se ajo është dëshirë e Bashkimit Europian, por jo e Serbisë.

16:52
Merr flakë toka e mbjellë me grurë në Vlorë, çfarë dyshohet

Një sipërfaqe e mbjellë me grurë është djegur në fshatin Bishan të njësisë administrative Novoselë  të Vlorës.

16:49
Zvicra mbyll hapësirën ajrore: Defekt misterioz kompjuterik, avionët kthehen drejt Milanos

Një defekt misterioz kompjuterik ka detyruar autoritetet zvicerane të mbyllin hapësirën ajrore të vendit.

16:47
Fokat nuhasin prenë e tyre në errësirë me anë të mustaqeve, thotë studimi i ri (fotot)

Si do t’ju dukej sikur qimet tona të fytyrës të na drejtonin nga kuzhina sa herë që kemi nevojë për një kafshatë në mesnatë?

16:46
Shqipëria “luftë frontale” me Rusinë në OKB, përplasen ambasadorët

Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, është përplasur ashpër me përfaqësuesin rus, Gennady Kuzmin, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, kur ky i fundit lëshoi përsëri akuza se UÇK ka kryer krime lufte dhe se për këto “krime” është shfrytëzuar edhe territori i Shqipërisë.

16:40
Presidenti Zelensky takon Ramën dhe Abazoviçin në Kiev (Pamjet)

Pas mbërritjes virtuale në Shqipëri të presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky,  përmes një video mesazhi në parlament, ishte radha e kryeministrit Rama t’ia kthente vizitën në Kiev.

16:34
Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë! NATO vendos forcat në krahun lindor

NATO do të vendosë forca dhe pajisje në krahun e saj lindor për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg.

16:17
Goditja e dytë në merkato, Kukësi firmos me mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut

Antonio Ilieski është futbollisti i radhës që afrohet te Kukësi.

16:08
Covid19/ 92 të infektuar, asnjë humbje jete dhe 56 të shëruar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 511 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 92 qytetarë, në këto bashki:65 në Tiranë, 7 në Vlorë, 5 në Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Durrës, Patos, Delvinë, Memaliaj, Korçë, Elbasan.

16:05
Brenda burgut ‘katedrale’ të kryemafiozit Pablo Escobar, të mbushur me prostituta e vrasës mercenarë (fotot)

Në fillim të viteve 1990, kreu i kartelit më të rrezikshëm të drogave Pablo Escobar pranoi të kalonte pesë vjet në burgun e tij privat të luksit, me hapësira të caktuara për ‘jacuzzi’, fusha futbolli, pista uljeje helikopteri e madje dhe ushtrinë e tij private.

15:53
Ishte i shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet i riu nga Lushnja

Një 27-vjeçar me iniciale L. S. (A), banues në Lushnje është arrestuar pasi ishte në kërkim për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe shitjen e lëndëve narkotike.

15:50
Ngordhin 4200 rosa në Divjakë/ Përjashtohet gripi i shpendëve, shkak sëmundjet bakteriale

Në një fermë private në Mizë të Divjakës kanë ngordhur rreth 4200 rosa. Sipas të zotit të fermës Ardian Bakiu sëmundja e rosave ka nisur në datën 3 të këtij muaji.

15:42
Sunny Hill te parku i liqenit! Veliaj zbulon vendin ku do mbahet festivali: Do sjellë rreth 50 milionë euro në ditë

Sunny Hill festival për herë të parë do të mbahet në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi për Top Channel lokacionin që për 4 ditë do të presë me mijëra të rinj që do të argëtohen nën tingujt e muzikës.

15:30
Krimi horror në Grecalli të Fierit, Prokuroria dërgon për gjykim Klodian Çalamanin: E vrau pasi…

Prokuroria përfundon hetimet për krimin horror në fshatin Grecalli të Fierit, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi në oborrin e shtëpisë së tij, 8-vjeçarin Mateo Vasiu.
Në dojsen dërguar për gjykim Prokuroria konkludon se se ndaj 8-vjeçarit Çalamani ka abuzuar seksualisht dhe më pas e ka vrarë, duke e goditur me mjete të forta.

15:26
Sunny Hill vjen në Tiranë, Dukagjin Lipa largon koncertin nga Prishtina

Festivali Sunny Hill do të zhvillohet në Tiranë, duke ndryshuar për herë të parë vendodhjen nga Prishtina, që prej themelimit të tij në vitin 2018.

15:22
Vrasjet për hakmarrje! Saga e vjetër e vrasjeve dhe armiqësisë mes Kasandër Nogës dhe Erjon Hasanbelliut

Këtu në spitalin e senatoriumit 22 vjet me parë u shënjua nisja e sagës së vrasjeve midis Kasandër Nogës dhe Erjon Hasanbelliut, të cilin ish polici e kërkoi për ta vrare 15 ditë pasi ai i eleminoi shokun e tij Mariglen Hodaj. Kur nuk e gjeti në spital vrau të tjerë si të atin e Erjon Hasanbelliut.

15:20
Pamje tronditëse të shkatërrimit në metalurgjikun e Azovstal, 64 trupa të luftëtarëve të Mariupol i kthehen Ukrainës pas këmbimit me Rusinë (fotot)

Autoritetet në Ukrainë thanë sot se kanë marrë nga Rusia trupat e 64 ushtarëve të vrarë duke mbrojtur tunelet nëntokësore të impjanit Azovstal në Mariupol, në këmbimin e fundit të trupave të ushtarëve me Moskën.

15:10
Shteti i merr pronat deputetit Kasem Mahmutajt të PD, vëllezërve u mbetet vetëm shtëpia

Me përjashtim të apartamentit të porositur në 2016, të gjitha pasuritë e tjera përfshi edhe automjetet që i përkasin deputetit demokrat Kasem Mahumtaj kalojnë në favor të shtetit.

15:07
Exclusive/ Shqiptari që pret nisjen në Ruanda: Në pritje të udhëtimit janë edhe 35 shqiptarë. Nëse kthehem në Shqipëri më vrasin!

Në pritje të dërgimit nga Anglia në Ruanda në qendrën e dëbimit të azil kërkuesve Colnbrook afër aeroportit të Heathrow në Londër,  mbahen 35 shqiptarë.

14:48
“Përse vakancat po qëndrojnë të hapura kur ka kandidatë? Llagami: Kemi një ngërç me Vettingun!

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureta Llagami ndodhet këtë të mërkurë në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit.

14:46
ALBtelecom promovon rrjetin fiks me ofertën e internetit me shpejtësi të lartë 100 Mbps

Investimi i fundit në rrjetin fiks forcon pozicionin e ALBtelecom, që ka implementuar rrjetin më të madh të fibrave në vend.