Detaje nga grabitja në shtëpinë e lojtarit të Milan, bashkëshortja tentoi të rezistonte!

20/10/2022 17:01

Theo Hernandez përjetoi një ngjarje tronditëse mbrëmjen e së martës kur bashkëshortja e Zoe Cristofoli, së bashku me djalin gjashtëmuajsh, gjyshen dhe kuzhinieren, u gjendën në banesën e tyre nën sulmin katër baditëve të armatosur.

Futbollisti i Milanit në atë moment nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa së fundmi zbulohen detaje mbi atë që ndodhi.

Sipas Corriere Della Sera, katër banditët kishin vëzhguar prej kohësh lëvizjet në shtëpinë e Theo Hernandez, teksa nën kërcënimin e armëve u futën në banesë. Ata kërcuan bashkëshorten e Theos për të hapur kasafortën, mirëpo Zoe Cristofoli fillimisht rezistoi dhe më pas u bind nga gjyshja që të pranonte kërkesën e hajdutëve.

Kështu, në harkun e vetëm pak minutave, hajdutët ia dolën të merrnin një koleksion orash si dhe shumë argjendari të tjera me vlerë prej qindar mijëra eurosh. Menjëherë pasi përfunduan “punën”, keqbërësit janë zhdukur pa lënë gjurmë ndërsa më pas në banesë mbërriti Theo si dhe forcat e rendit.

Tashmë, autoritetet po punojnë për identifikimin e hajdutëve nëpërmjet pamjeve që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, si dhe nga dëshmia e bashkëshortes së futbollistit francez. Edhe pse duhet theksuar se Zoe Cristofoli është ende e shokuar nga e gjithë ngjarja e rëndë që iu desh të përjetonte.

Top Channel