Londinezët të lumtur që ikën Truss- edhe pse kërkonte uljen e taksave!

20/10/2022 21:30

Liz Truss dha dorëheqjen nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe vetëm 44 ditë pas marrjes së drejtimit të qeverisë.

Pasuesja e Boris Jonsonit u vu në qendër të polemikave pas një plani të dështuar për uljen taksave, të cilin kabineti i saj e paraqiti muajin e kaluar. Pavarësisht se në thelb, ai mendohej se duhet të ishte mirëpritur, në fakt shkaktoi trazira financiare, rendoi xhepat e takspaguesve britanike dhe prodhoi një krizë politike që solli dhe shkarkimin e Ministrit të Financave të Truss, ndryshime të politikave dhe një përplasje të brendshme në Partinë Konservatore në pushtet. Londinezët shprehën të kënaqur me largimin e Truss.

Louise Anderson, menaxhere projektesh: Ishte gjëja e duhur, duhet të ndodhte. Më vjen pak keq për të, nuk do të doja të shihja askënd në atë lloj situate, por ishte absolutisht gjëja e duhur për t’u bërë.

Rob Reynolds, këshillues financiar:Kjo tregon se bëmë zgjedhjen e gabuar që në fillim, zgjodhëm dikë që nuk e kupton se cfarë po ndodh. Dhe të them të drejtën, edhe ne si vend, na vendos në një dritë jo të mirë.

Casey Kewan, farmaciste: E di se çfarë do të thotë të kesh politika mbështetëse, dhe e di që nuk i përfaqëson të gjithë ata që jetojnë këtu, por mendoj se duhej menduar mirë. Gjërat janë kaq të paqëndrueshme në botë, nuk është mirë të kesh instabilitet në një vend të madh dhe me kaq ndikim si ky i yni.

Liz Truss u bë në këtë mënyrë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Britanisë së Madhe, duke dhënë dorëheqjen vetëm gjashtë javë pasi mori detyrën. Ajo sqaroi e do të qëndrojë në post deri sa të caktohet pasardhësi i saj.

Top Channel