“T’i japim Autoritetit të drejtën të hetojë ish-sigurimsat”/ Bushka: Dosjet nuk do të jenë më sekrete, ata me detyra të larta në pushtet…

20/10/2022 20:42

Teksa  Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore Klotilda Bushka, tha se ky është hap i rëndësishëm që i shërben të së vërtetës.

Nga foltorja e Kuvendit, Bushka tha se ka ardhur koha që të rregullohet pika katër e nenit 49, që t’i hapë rrugë rihetimit të personave me të shkuar të dyshimtë që kanë qenë apo janë në funksione të larta publike.

“Kjo ka një rëndësi thelbësore për shoqërinë shqiptare, i shërben të vërtetës, paqes sociale. Ky është vetëm hapi parë, për të krijuar shtratin e duhur ligjor që e vërteta e çdo subjekti, të dal në dritë që të hiqen spekulimet. Çdo kush të jetë i qartë për informacionet që merr, Ky regjim ka shkaktuar shumë tragjedi në familjet shqiptare. Në 2015, arritëm të bëjmë një ligj me standardet më të mira, me të cilin punon sot Autoriteti i Dosjeve. Ai ligj ndalon që persona me të shkuar të dyshimtë, të mos jenë pjesë e jetës publike në funksione që kanë lidhje me pushtetin. Keni lënë një ndalim për këtë ligj, pikën 4 të nenin 49. Dy ligje janë ato që jo të gjithë i mbajnë mend por i mbajnë mend komisionet e famshme Bezhani dhe Mezini. E vërteta, faktet gjithçka që ndodhi treguan ndryshe. Nga dosjet e dokumentet, ajo certifikata rrëzohej. Ajo pengesë që u vu në ligjin e dosjeve, nuk e lejonte dot autoritetin e dosjeve që të hetonte. Në këto kushte, do duhet sot për hir të së vërtetës, që të shfuqizojmë pikën 4 dhe t’i japim autoritet të drejtën për të riverifikuar këto eksponentë. Dosjet dhe dokumentat nuk do të jenë më sekrete, do të jenë të hapura. Janë standardë që janë në çdo vend të Evropës ku ka rregulla për materialet dhe si jepen informacionet. Unë do thoja që ne nuk jemi në kushtet për të mos pasur rezultate fiktive. Nuk jemi i vetmi vend që ndodhemi në këto kushte. I kemi të gjitha mundësitë që të arrijmë një mekanizëm të tillë. Sa i takon ligjit aktual, unë mendoj që kemi bërë një gjë të mirë. Nuk është triumf por është hap për të ecur përpara. Ne ta marrim këtë nismë dhe t’i kemi efektive. Zbardhja e të së vërtetë spër personat që kanë pasur ose kanë detyra të larta shtetërore, është simbolikë e fuqishme për të dënuar krimet e së kaluarës. Sot ligji por të drejtën e informimit plotësohet me këto dy mekanizma. Në ligjin për të cilin flasim kemi dy vjet që kemi miratuar edhe klauzola të reja. Janë bërë të gjitha aktet nënligjore, duhet të mbështesim Autoritetin që të bëjnë punët e tyre sepse familjet viktimat dhe të gjithë ata që kanë humbur të afërmit është tashmë një detyrë e jona. Na duhet të shohim se çfarë duhet të bëjmë dhe t’i nxisim institucionet të vazhdojmë punën”- tha Bushka.

Sot Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku dy grupet parlamentar të PS dhe PD kanë bërë propozimet e tyre.

Top Channel