Prishet miqësia! Irisi dhe Lea debatojnë për Petron: Kërcimi dhe afrimiteti juaj në festë…

20/10/2022 19:31

Irisi dhe Lea hynë në “Për’puthen” si dy mike që i premtuan njëra-tjetrës se nuk do të lenë asnjë mashkull të përçajë shoqërinë e tyre.

Por nuk kaluan shumë ditë dhe vajzat u përfshinë në një debat të ashpër dhe emëruesi i përbashkët ishte Petro. Irisi u përball me Petron në studio për t’i kërkuar llogari për afrimitetin që ai tregoi me Lean, gjatë festës së “Top Media”, të dielën në mbrëmje.

Irisi u shpreh e lënduar që mikja e saj kërceu gjatë natës me djalin që ajo pëlqen. “Unë nuk kërceva me Mateon, se e di që është djali që ti pëlqen, ndërsa tregove të kundërtën”, i tha ajo konkurrentes.

Lea dhe Petro thanë se kërcyen thjesht si shok, megjithatë në fund treguan se kanë pëlqim për njëri-tjetrin.

“Nëse ke pëlqim për mua, ma thuaj dhe të zgjedhë Petro pastaj kë do”, tha Irisi e zhgënjyer, ndërsa shtoi se “nuk ia fal dot se nuk ma tha. Lea e di shumë mirë se sa pëlqim kisha për të”.

Situata e sikletshme e krijuar në studio ishte e papritur për konkurrentët e tjerë dhe për opinionistët, që thanë se Lea dhe Petro asnjëherë se kishin shfaqur pëlqimin për njëri-tjetrin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel