Piloti amerikan i mbijeton mrekullisht përplasjes me gjuajtësin modern $78mln, F-35 (fotot)

20/10/2022 17:13

Një pilot i forcave ajrore të SHBA i ka mbijetuar mrekullisht përplasjes së avionit të tij gjuajtës F-35 i cili kushton rreth 78 millionë dollarë dhe u përplas gjatë ngritjes në bazës ajrore të Utah.

Përplasja e të mërkurës në bazën ajrore Hill ndodhi në 6.15 pasdite në fund të anës veriore të pistës, thanë autoritetet.

“Piloti u lëshua jashtë dhe është dërguar në qendrën mjekësore për mbikqyrje,” shtonin ata duke mos dhënë më shumë detaje për gjendjen e tij.

Ndërsa nga përplasja asnjë nuk ishte lënduar në tokë.

Autoritetet thanë se po hetojnë për shkaqet e aksidentit, i cili kishte shkaktuar një zjarr të madh, tymi i të cilit shihej prej bazës ajrore.

Zjarrfikësit e Utah thanë se përplasja e avionit kishte shkaktuar një zjarr në zonë.

Ndërsa piloti ishte duke u kthyer nga një mision rutinë trajnimi, kur papritur ishte lëshuar jashtë mjetit, tha komandanti Craig Andrle.

Rezidenti vendas Scott Phillips tha për rrjetin CNN se dëshmoi rënien e avionit.

“Isha në shtëpinë time …. duke prerë barin e lëndinës dhe pashë gjuajtësin F-35 që vinte për t’u ulur, siç bëjnë zakonisht çdo natë, duken bukur kur ulej e ngrihen”, tha Phillips.

“Ata ulen zakonisht me drejtim nga jugu, siç ndodhi edhe sot. Por duke u afruar ai po humbiste fuqinë dhe ra poshtë mes pemëve. Ajo që shikova më pas ishte zjarri”.

Baza Hill Air Force gjendet në veri të Utah dhe është e dyta më e madhe në ushtrinë e SHBA.

FOTO GALERI
1/3
Përplasja e të mërkurës në bazën ajrore Hill ndodhi në 6.15 pasdite në fund të anës veriore të pistës

Top Channel