Sula në kuvend: Bitcoin janë gropë thithëse e energjisë elektrike

20/10/2022 12:47

Deputeti Dashnor Sula tha në foltoren e kuvendit se vendi ynë ka prodhuar energji dhe se nuk jemi në një krizë.

Ai u shpreh se Bitcoin janë gropë thithëse e energjisë elektrike, të cilat po përdoren nga qeveria.

“Kur foli dragoi dhe lubia e qeverisë nuk kam ca them, por po them disa fjalë për popullin. Me të vërtetë besoni tek këto lloqet që thoni?! Mjaft vodhët, ça po bëjmë ne, përshesh po hamë. Të dhënat tregojnë se 56% e energjisë është prodhuar nga hidrocentralet  private, kjo do të thotë se ne e kemi prodhuar vetë energjinë. KESH tha se ka blerë 0.76% energji, ku ka shkuar , kjo ka treguar se bitcoin janë gropë thithëse e energjisë elektrike. Asgjë nuk keni bërë, vetëm keni marrë , fatura në vitin 2023 do të jetë 336 mln euro, energjia mund të jetë në këto çmime të larta, Ministra mori dy anija nga Bangladeshi, por parashikimet tregojnë, me të njëjtën vlerë mund të ndërtohej park voltaik në Karavasta. Keni humbur realitetin, këta burra dhe zonja të nderuara”, tha Sula.

Top Channel