Megjithse e tallin për qerpikët ‘si këmbë merimange’, modelja thotë se nuk heq dorë nga makijazhi (fotot)

20/10/2022 19:09

Synne Randen preferon gjithmonë të mbushë qerpikët e saj me ‘mascara’ – edhe pse kështu është bërë objekt i tallësve në rrjet që i thotë se duken si ‘këmbë merimange’, por kjo nuk e bind gruan të heqë dorë.

“Influencuesja” me më shumë se 15,000 ndjekësa në rrjetet sociale poston shpesh imazhe nga gardëroba e veshjeve të saj dhe stileve të makijazhit të fytyrës.

Por shumë shikues vërejtën diçka tjetër te biondja, e cila preferon t’i rëndojë sa më shumë qerpikët e saj duke i mbushur me bojë.

Shumë kënaqen me pamjen e arritur prej saj, ndërsa të tjerë nisin talljet duke i krahasuar qerpikët e saj me “merimanga” ose shkurre”.

Por Synne është përgjigjur mprehtë ndaj tallësve duke thënë se nuk ndryshon stilin dhe nuk stepet nga komentet negative.

Ajo tha: “Më quajtët qerpikët merimanga, jeni tallur me ballin tim, dhe keni bërë komente të liga dhe për vetullat … por mua nuk më bëhet vonë fare … reagonte Synne.

Më vonë modelja postoi një tjetër video ku zbulonte sesi dukej para se të perdorte makijazhin e rëndë.

Reagimet në komente ishin nga më të ndryshmet:

“Mos përdor aq shumë mascara”, nxitej ajo nga kritikët.

Synee u përgjigj: “Jo, falemnderit.”

“Dukesh shumë më mirë se në videon me makijazh”, tha një tjetër.

Edhe një tjetër nuk ishte dakord: “Nga merimanga i ktheve në shkurre.”

Ndersa një i tretë tallej: “Ti përdor një tub me mascara për çdo sy.”

FOTO GALERI
1/4
Synne Randen preferon gjithmonë të mbushë qerpikët e saj me ‘mascara’

Top Channel