Synne Randen preferon gjithmonë të mbushë qerpikët e saj me ‘mascara’ – edhe pse kështu është bërë objekt i tallësve në rrjet që i thotë se duken si ‘këmbë merimange’, por kjo nuk e bind gruan të heqë dorë.
“Influencuesja” me më shumë se 15,000 ndjekësa në rrjetet sociale poston shpesh imazhe nga gardëroba e veshjeve të saj dhe stileve të makijazhit të fytyrës.
Por shumë shikues vërejtën diçka tjetër te biondja, e cila preferon t’i rëndojë sa më shumë qerpikët e saj duke i mbushur me bojë.
Shumë kënaqen me pamjen e arritur prej saj, ndërsa të tjerë nisin talljet duke i krahasuar qerpikët e saj me “merimanga” ose shkurre”.
Por Synne është përgjigjur mprehtë ndaj tallësve duke thënë se nuk ndryshon stilin dhe nuk stepet nga komentet negative.
Ajo tha: “Më quajtët qerpikët merimanga, jeni tallur me ballin tim, dhe keni bërë komente të liga dhe për vetullat … por mua nuk më bëhet vonë fare … reagonte Synne.
Më vonë modelja postoi një tjetër video ku zbulonte sesi dukej para se të perdorte makijazhin e rëndë.
Reagimet në komente ishin nga më të ndryshmet:
“Mos përdor aq shumë mascara”, nxitej ajo nga kritikët.
Synee u përgjigj: “Jo, falemnderit.”
“Dukesh shumë më mirë se në videon me makijazh”, tha një tjetër.
Edhe një tjetër nuk ishte dakord: “Nga merimanga i ktheve në shkurre.”
Ndersa një i tretë tallej: “Ti përdor një tub me mascara për çdo sy.”
Top Channel