Ish-prostituta e skandalit me aktorin Hugh Grant rikthehet në polici pas gati 30 vjetësh me akuza drogash (fotot)

20/10/2022 21:19

Divine Brown mund të përballet me 30 vjet burg nëse shpallet fajtore për akuzat e zotërimit të drogave pasi oficerët e burgut në Atlanta zbuluan kokainë në trupin e ish-punonjëses së seksit.

Brown ishte bërë e famshme gati 30 vjet më parë kur ishte kapur “në intimitet” me aktorin e njohur amerikan Hugh Grant në vitin 1995 kur të gjitha gazetat kishin foton e saj të regjistrimit në paraburgim, përkrah asaj të aktorit.

Tashmë një tjetër foto institucionesh ligjore është publikuar e 53 vjeçares, pasi është arrestuar për rrahje dhe zotërim drogash.

Pasi ishte prangosur dhe dërguar në burg, gruas iu bë kontrolli i detyrueshëm trupor, para se të vendosej në qeli.

Por oficerja që e kontrolloi dhe se kishte zbuluar “kokainë të dyshuar” që gruaja e kishte fshehur brenda vetes.

Autoritetet thonin se ajo dukej e intoksikuar me alkool dhe droga në momentin e arrestimit.

Fotoja e marrë sivjet vjen 27 vjet pasi ajo ishte kapur duke bërë seks me Grant në makinën e këtij të fundit më 27 qershor 1995.

Asokohe policia ishte afruar te makina tip BMW e aktorit, pasi megjithëse e ndaluar sinjalet e frenave vijonin të ndizeshin e fikeshin nga prapa.

Asokohe Grant, tashmë 62 vjeçar, nuk i mohoi akuzat e sjelljes së pamoralshme.

FOTO GALERI
1/3
Një tjetër foto institucionesh ligjore është publikuar e 53 vjeçares, pasi është arrestuar për rrahje dhe zotërim drogash.

Top Channel