Së fundmi ai ka tmerruar fansat e tij duke marrë pjesë në sfidën e rrezikshme “one chip”.

Por Brooklyn Beckham dukej se ishte rikuperuar nga sprova e tij e frikshme, teksa po dilte me qenushin e tij Lamb në West Hollywood të mërkurën.

Kuzhinieri i ri, 23 vjeç, u shfaq me një bluzë të bardhë teksa bëri një vizitë në Kreation Juicer me qenin e tij të ri të adhurueshëm, pasi ai dhe gruaja Nicola Peltz zbuluan se kishin adoptuar qenin në fillim të këtij muaji.

Brooklyn mbante qenin e tij të adhurueshëm Lamb, teksa po shkonte drejt lokalit për të marrë një pije të ftohtë me akull.

Djali i David dhe Victoria Beckham veshi një kapele bejsbolli. Në fillim të këtij muaji, bashkëshortja e Brooklyn, Nicola, zbuloi se ata kishin adoptuar qenin e ri, të quajtur Lamb, duke i shtuar koleksionit së tyre në rritje të këlyshëve. Krahas fotove të adhurueshme, Nicola shkroi:

“Ne adoptuam fëmijën tonë sot dhe e quajtëm Lamb. Ai është engjëlli më i ëmbël! Sot është shumë e vështirë për mua sepse është ditëlindja e Gina-s dhe nuk mund ta përqafoj, por më duket sikur më dërgoi Lamb. Jam shumë mirënjohëse për këtë dashuri. Ju lutemi të adoptoni ose të kujdeseni nëse mundeni, dashuria që ajo sjell në familjen tuaj nuk është si asgjë tjetër”.

Top Channel