“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
30 vite më parë, Lear Kurti do të sillte gëzim në familjen Isai. Ishte vetëm 2 vjeç, kur Artur Isai dhe bashkëshortja e tij, vendosën ta merrnin nga Shtëpia e Fëmijës, për t’i dhënë atij një familje, e për ta rritur atë si djalin e tyre.
Por sot, jeta u mori kthesën e papritur, një kthesë tragjike. Lear Kurti sot nuk jeton më, ndërsa babai i tij endet dyerve të morgut për të mësuar shkakun e vdekjes së tij.
32 vjecari ndërroi jetë vetëm pak caste pasi u shoqëruar nga efektivë të komisariatit nr. 3 në Tiranë. Zyrtarisht policia tha se i riu, i cili tentoi të largohej me vrap për t’i shpëtuar efektivëve, u ndje keq në komisariat ndërsa u dërgua prej tyre me puls të dobët në spital.
Por interesimit të Top Channel, Spitali i Traumës i tha se Kurti kish mbërritur në spital pa shenja jete. E ndërsa institucionet ‘luajnë’ me deklaratat, dhimbja e babait për humbjen e të birit është e madhe, ndërsa misteri mbi atë se çfarë ndodhi i rëndon edhe më shumë.
Për Top Channel, Isai akuzoi policinë për vdekjen e djalit, trupin e pajetë të të cilit tha se ende nuk e kishte parë. Ai mohoi që I biri të kishte probleme shëndetësore, ndërsa tha se ishte 2 metra djalë.
Top Channel