Parlamenti u përfshi në debate me akuza politike mes opozitës dhe qeverisë për krizën e energjisë elektrike. Zëvendës kryeministri Belinda Ballaku i tha kuvendit se përse duhet taksimi jashtëzakonshëm për prodhuesit vendas të energjisë.

 “Kjo opozitë opozita e rublave vendosi që katër hidrocentrale të ndërtuara nga shteti ti privatizojë me një proces famëkeq në shkëmbim TVSH. Dhe sot nga ato hidrocentrale përfundojnë kompani private duke e shitur kilovat/orën 500 euro në tregun e lirë. Detyrimisht për ne na duhet të dalim në import dhe të plotësojmë kërkesën e tregut.”- tha Balluku.

Deputetja e opozitës Jorida Tabaku kërkoi më shumë transparencë për blerjet e energjisë në bursë.

“Sot që flasim çmimet e energjisë elektrike janë identik siç kanë qenë tetorin e vitit kaluar. Asnjë ndryshim paçka luhatjeve.”– tha Tabaku.

Debatin Taulant Balla kryetar I grupit parlamentar e ilustroi më një faturë energjie të një politikani.

Vila në Lalz faturën e ka 237.000 leke. Shteti i paguan e subvencionojmë 800.000. Është firmëtar i debatit kjo vila.”– tha Balla.

Zëvendës kryeministria Balluku tha se pas 9 muajsh nis ndërtimi Skavicës. Foli edhe për një tjetër projekt.

 “Shqipëria do të ndërtojë pjesën e parë të një projekti më të rëndësishëm energjitike të gazsjellësit adriatiko-jonan. 33 km do të lidhin portin e lundrueshëm te Vlorës me pikën e daljes të TAP në Fier.”– tha Balluku.

Top Channel