Vdes në duart e policëve/ Prokuroria: Autopsia tregon se gëlltiti qesen e drogës, vdiq nga komplikacionet

20/10/2022 19:32

Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e të mërkurës pasi u shoqërua nga forcat e komisariatit nr. 3 në Tiranë për verifikim, pasi po qëndronte përpara një biznesi privat.

32-vjeçari, mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23.00, ka enë duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka”, kur një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte, por ai nuk iu bind, duke u larguar me vrap.

Pas një arratie rreth 200 metrash, i riu u  kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Polica qëndroi disa minuta në rrugë, derisa mbërriti automjeti që e përcolli në komisariat. Të gjitha lëvizjet e uniformave blu janë të regjistruara në kamerat e sigurisë në zonë.

Në “Don Bosko”, deri në mbërritjen e automjetit të policisë, 32-vjeçari ka qëndruar i prangosur për 7 minuta. Të gjitha veprimet e policisë janë fiksuar nga 5 kamera të ndryshme dhe dëshmitar kanë qenë dhe dy miq të viktimës.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore  dhe prokuroria tiranë thotë se gjatë shoqërimit në komisariatin e policisë ka shfaqur problem shëndetësore, çka e ka detyruar policinë ta dërgojë në spitalin e traumës ku mbërriti pa shenja jete.

Top Channel ka kontaktuar dhe me njerkun e 32-vjeçarit, i cili fajëson policinë për humbjen e jetës së Learit dhe thotë se ai nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Pas konstatimit të vdekjes, trupi i pajetë u përcoll në morg për të kryer autopsinë dhe analizat mjekoligjore. Nga kqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime. Të vetmet shenja ishin ato në kyçe të shkaktuara nga prangat. Shkaku zyrtar i vdekjes nuk ka dalë por paraprakisht dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga gëlltitja e një sasie kokaine. Instituti i Mjekësisë Ligjore konstatoi në stomakun e të riut një qese plastike të çarë ngjyrë të bardhë në madhësinë 5X5 cm e cila është çuar në laborator për ekzaminime të mëtejshme.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore thotë se nga analizimi i provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve si pamje filmike, kqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore nuk evidentohen veprime të kundraligjshme të policisë.

 

Top Channel