Jo vetëm posti por edhe fjalimi i Liz Truss ishte më i shkurtër se paraardhësit e saj

20/10/2022 17:25

Liz Truss është kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo që u vu re në fjalimin e dorëheqjes ditën e some ishte edhe koha e pakët.

Truss foli vetëm për 1 minut e 29 sekonda, përpara publikut britanik, ku tregoi shumë shkurt arsyet e dorëheqjes.

Krahasuar me paraardhësit e saj ky konsiderohet si fjalimi më i shkurtër që ka dhënë një politikan që ka mbajtur këtë post.

Përveç fjalimi të dorëheqjes, kryeministrja deklaroi se do të qëndrojë në krye të detyrës deri në zgjedhjen e një pasardhësit të saj.

“Erdha në detyrë në një kohë të paqëndrueshme ekonomike dhe politike. U zgjodha nga konservatorët për ta ndryshuar këtë situatë. Duke parë situatën, unë nuk mund të përmbush mandatin me te cilin konservatorët më besuan. Do të qëndroj deri në detyre deri sa të zgjidhet një pasues tjetër”, tha Liz Truss.

Fjalimi i paraardhësit të saj Boris Johnson ishte katër herë më i gjatë, me gjashtë minuta e nëntë sekonda.

Theresa May kaloi gjashtë minuta e 25 sekonda në foltoren e Downing Street, duke u konsideruar si një fjalim që do të mbahet mend. Ajo qau gjatë kohës që fliste për pozicionin dhe arsyet e dorëheqjes.

Para May-t, fjalimi i dorëheqjes së David Cameron zgjati shtatë minuta, duke mbajtur vendin e parë për fjalimin më të gjatë.

Top Channel