Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga autori

20/10/2022 14:37

Një 29-vjeçar ka rënë në pranga pasi tentoi të përdhunonte një 23-vjeçare në Durrës.

Personi S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri të Durrësit akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi vajza e kallëzoi se ky ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast“, sipas policisë.

Top Channel