Tragjike në Afrikën e Jugut/ Shkuan për të vizituar kafshët, gjirafa shkel për vdekje foshnjën, në gjendje të rëndë nëna

20/10/2022 14:30

Një vogëlushe ka humbur jetën, pasi është shkelur nga një gjirafë në një konservator në Afrikën e Jugut, ndërsa nëna e saj ndodhet në spital në gjendje kritike.

Vajza 16-muajshe jetonte me nënën e saj në parkun luksoz Kuleni Game në provincën KwaZulu-Natal, ndërsa një ngjarje e tillë është konsideruar si e pazakontë.

Policia i tha se detajet ishin ende të paqarta, por hetimet do të vijojnë për të përcaktuar se çfarë ndodhi.

“Fëmija u dërgua në dhomën më të afërt të mjekut ku ajo vdiq”, tha togeri i policisë Nqobile Madlala për BBC.

Parku është 16 km jashtë Hluhluwe në KwaZulu-Natal dhe mbetet një provincë e njohur për turistët vendas dhe ndërkombëtarë.

Gjirafat janë gjitarët më të gjatë në botë dhe zakonisht nuk janë agresivë, ndërsa aty vizitorët mund të qëndrojnë t’i shohin.

Një ngjarje e tillë ëtë e njëjtë me atë të vitit 2018, ku gruaja dhe djali i shkencëtarit britanik Sam William u shkelën nga një gjirafë femër në Blyde Wildlife Estate në Afrikën e Jugut. Të dy u trajtuan në një spital privat në Johannesburg dhe u shëruan.

 

Top Channel