E shtunë, 16 Korrik 2022
19:41
Këngëtari britanik merr urdhër mbrojtjeje nga fansja ‘e fiksuar’ që e përndjek e i thotë policisë ‘Më duket se është gay’ (fotot)

Këngëtari i njohur britanik i muzikës së lehtë Craig David ka thënë se ndjehet “i dhunuar” nga një fushatë ngacmimesh e persekutimi prej një adhurueseje, e cila nga ana e saj i thotë policisë se “nuk përbën një kërcënim” dhe se “Elvis Prestley ka pasur fansa edhe më të këqinj”.

19:39
Në spital për viroza dhe covid/ Çdo ditë në pediatri janë 300 urgjenca mjekësore

Temperatura e larte deri ne 40 i ka detyruar prindërit, që fëmijët t’i dërgojnë në urgjencën e pediatrisë në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

19:36
Fëmijë me Covid/ Çdo ditë zbulohen raste të reja. Shkakton temperaturë të lartë

Në  qendrën Shëndetësore nr. 2 në Tiranë janë kryer në orët e para të ditës rreth 60 rapid teste, e fundit është e vajzës dy vjeçare, që rezultoi pozitive.

19:15
Barcelona zyrtarizon Lewandowskin, zbulohen detajet e kontratës!

Dëshira më e madhe e Barcelonës për këtë merkato verore tashmë është shndërruar në realitet. Robert Lewandowski është lojtari më i ri i klubit katalanas dhe do të bashkohet me grupin e drejtuar nga trajneri Xavi Hernandez në përgatitjet parasezonale në Miami.

19:02
Armenia e Azerbaixhani mbajnë takimin e parë në nivel ministrash të jashtëm pas luftës (fotot)

Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, ministrat e jashtëm të Armenisë e Azerbaixhanit mbajtën sot takimin e parë bilateral që prej konfliktit të rëndë të 2020 për rajonin Nagorno-Karabakh.

18:54
Ndeshja e parë me Watford, Manaj aktivizohet në pjesën e dytë dhe bëhet protagonist

Rey Manaj e ka nisur menjëherë si protagonist aventurën e re me Watford, edhe pse bëhet fjalë për thjesht një ndeshje miqësore. Sulmuesi i kombëtares dhuroi një asist në fitoren 4-1 të skuadrës së tij ndaj Wycombe teksa u aktivizua nga minuta e 59-të e pjesës së dytë.

18:39
Biden: Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë angazhimin në Lindjen e Mesme

Gjatë takimit të përbashkët me udhëheqësit e vendeve të Gjirit Persik, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden theksoi të shtunën se Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të jenë një partner aktiv i angazhuar në Lindjen e Mesme.

18:26
Panamaja paralizohet nga disa ditë protesta dhe bllokime të rrugëve (fotot)

Demonstrata të reja dhe bllokime paqësore rrugësh vijuan sot prej disa ditësh në Panama, në protestë ndaj rritjes së çmimeve dhe korrupsionit, teksa qeveria kërkon një rrugëdalje nga kriza e paprecedentë me disa sindikata të punës.

18:24
REL: Saga e Maqedonisë së Veriut, mësim për të tjerët

Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për BE, Maqedonia e Veriut, më në fund, duket se do të nisë negociatat për anëtarësimin në bllok.

18:15
“E dua Greqinë, por jam shqiptar”, Strakosha: Provoja dorezat e babait, edhe pse më rrinin të mëdha!

Thomas Strakosha vendosi të vijojë karrierën në Angli, teksa nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Brentford në Premier League. Portieri i kombëtares ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me anglezët ndërsa ka dhënë edhe intervistën e parë si lojtar i Brentford. 27-vjeçari shprehet se shokët e rinj janë treguar shumë mikpritës ndërsa thekson se prej shumë viteve priste mundësinë për të luajtur në Premier League.

18:02
Sekretarja amerikane e Thesarit: Ka përparim në bisedimet për çmimet e naftës ruse

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha se ministrat e Financave të Grupit 20 kanë zhvilluar bisedime produktive në Indonezi lidhur me një propozim për të vendosur marzhë për çmimet për shtetet që do të paguanin për naftën ruse.

17:57
Dentisti amerikan vrau gruan gjatë pushimeve të gjuetisë për sigurimet $5 milionë (fotot)

Dentisti gjuetar Lawrence Rudolph, 67 vjeç, akuzohet se ka vrarë barbarisht bashkëshorten e tij Bianca Rudolph, në një udhëtim gjuetie leopardësh në Zambia në vitin 2016, për sigurimet e jetës prej 5 milionë dollarë.

17:45
Ukrainë, gruaja 80-vjeçare tregon përballjen me forcat ruse

Kur forcat ruse sulmuan qytetin Borodyanka në muajin mars, 80-vjeçarja Halyna Derevyanko qëndroi në apartamentin e saj. Për Zërin e Amerikës ajo tregon përballjen me ushtarët. Pak muaj pasi qyteti është çliruar, shenjat e luftës janë kudo. Veç vuajtjeve dhe dhimbjes që kanë në shpirt banorët nuk kanë gjë tjetër për të treguar.

17:37
“Tetë vite të paharrueshme”, Lewa e mbyll me Bayernin, Kahn konfirmon shitjen te Barcelona

Robert Lewandowski do të transferohet te Barcelona. Klubi katalanas ka gjetur më në fund gjuhën e përbashkët me Bayern Munich për të blerë kartonin e bomberit polak për rreth 50 milionë euro.

17:30
Britaniku 40 vjeçar gjendet i vdekur, gruaja e plagosur rëndë pas ‘lojës erotike ekstreme’ në hotelin e luksit në Firence (fotot)

Një britanik është gjetur i vdekur ndërsa një grua që ishte me të, është plagosur rëndë në dhomën e një hoteli luksi në Itali, sipas dyshimeve pas një loje erotike që shkoi tragjikisht keq, njoftonte policia vendase.

17:22
BE: Javën e ardhshme hapen negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Liderët e Bashkimit Evropian kanë përshëndetur votimin e Kuvendit maqedonas në favor të propozimit francez, duke paralajmëruar se në javën e ardhshme do të zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke hapur formalisht negociatat e anëtarësimit.

17:15
​Aksident i rëndë në Prishtinë, pesë të lënduar

Një aksident rrugor mes dy automjeteve ka ndodhur sot në mesditë në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.

17:07
West Ham bën superofertë për Brojën, por Tuchel bëhet pengesë

Armando Broja është një nga emrat më të kërkuar të kësaj merkato, me West Ham që vijon të mbajë shpresë për afrimin e shqiptarit.

17:04
Transgjinorja ‘e famshme’ demokrate ndalohet për pornografi fëmijësh në SHBA (fotot)

Brice Williams, një transgjinor aktivist demokrat në SHBA, që merr emrin ‘Anastasia Diamond’ kur vishet e lyet si grua, ka marrë 25 akuza zotërimi pornografie të miturish.

17:00
Digjet Mesdheu, lufta me zjarret: Vdes piloti portugez!!

Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francën jugperëndimore, teksa vala e të nxehtit nuk jep shenja tërheqjeje.

16:50
Zjarr në Derven të Krujës, digjen pemët frutore

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me pemë frutore në Derven të Krujës këtë të shtunë.

16:43
Ulje e lehtë infektimesh, 1326 të prekur në 24 orë, asnjë humbje jete

Ulje e lehtë infektimesh është shënuar këtë të shtunë nga Covid.

16:33
Akord për 30 milionë £, Arsenal siguron një tjetër përforcim nga City

Merkato e Arsenalit është fokusuar te Manchester City. “Topçinjtë” kanë siguruar një tjetër akord me kampionët e Anglisë pas Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian la “Cityzens” për t’u transferuar tek ekipi i Mikel Artetës për 52 milionë euro.

16:32
Ivana Trump ka vdekur nga plagë përplasjeje në gjoks, thotë mjeku ligjor i New York (fotot)

Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trump ka vdekur nga plagët e përplasjes “në gjoks”, njoftoi sot mjekësia ligjore e New York.

16:25
Biden takohet me liderët arabë: Diskuton mbrojtjen dhe raketat!

Mbrojtja dhe raketat e shteteve të rajonit zunë vend qendror në takimet që presidenti amerikan, Joe Biden pati me liderët në arabë teksa vazhdon turneun e tij në Lindjen e Mesme.

16:13
Ishte duke eksploruar Tropojën, ndërron jetë si pasojë e infarktit një turist serb

Një turist serb ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tropojë duke eksploruar zonën, si pasojë e një infarkti.

16:08
Princi saudit i thotë Biden se SHBA ka bërë ‘gabime’ në Irak e Afganistan, pas kritikave për vrasjen e Xhamal Khashoggi (fotot)

Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman i ka përmendur presidentit amerikan abuzimet e ushtrisë në burgun e Abu Ghraib në Irak dhe luftën në Afganistan, duke thënë se edhe SHBA ka bërë gabime, shkruan britanikja Daily Mail.

16:03
Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez, Blinken: Mbështesim Shqipërinë dhe RMV në procesin e anëtarësimit në BE

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur vendimin e Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, teksa thotë se një BE me Ballkanin Perëndimor pjesë të saj, e bën atë më të fortë.

16:01
“Kthejini në shtëpi”, nënat dhe gratë ruse kërkojnë kthimin e ushtarëve!

“Vëllai im u dërgua për stërvitjet 333. Ai nuk shkoi për të luftuar në një shtet tjetër. Në thelb ishte mashtrim. Vetëm në prag të pushtimit u informuan se do ta kalonin kufirin”; një grua nga rajoni jugor siberian, Buriatia, është në mesin e një nënave, motrave e bashkëshorteve të ushtarëve rusë në Ukrainë që kërkojnë kthimin e tyre në shtëpi. 

15:50
Videoja tronditëse: Momentet e fundit të 4-vjeçares së vrarë nga sulmi rus në Vinnytsia!

Në një moment, duket e lumtur në krah të së ëmës teksa shtyn me gëzim karrocën e saj  në rrugë. Pak çaste më vonë, Lisa nuk është më.

15:42
Të martën, bisedimet me BE-në/ Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas votimit në Shkup

Me 68 vota pro e asnjë kundër, teksa deputetet e opozitës e bojkotuan procesin e votimit, propozimi francez u miratua në parlamentin maqedonas, duke i hapur kështu rrugën avancimit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të mëtejshëm europian, e për rrjedhojë edhe Shqipërisë së mbetur peng e mosmarrëveshjeve të Shkupit me Sofjen.

15:36
Babai 76 vjeçar i miliarderit Elon Musk lind fëmijë me thjeshtrën e tij (fotot)

Babai 76 vjeçar i miliarderit Elon Musk, Errol, ka thënë se “e vetmja gjë për të cilën kemi ardhur në tokë është të riprodhohemi” teksa mësohet se ka lindur fëmijën e dytë me Jana Bezuidenhout, të bijën e ish-gruas së tij, pa u shqetësuar se nga disa mund të quhet incest apo perversitet seksual.

15:32
“Nxire dufin”! Mjekët: Përmbajtja e zemërimit të krijon pasoja për shëndetin

Studiuesit gjermanë kanë arritur në përfundimin që, nëse doni të jetoni gjatë, duhet të nxirrni jashtë dufin, pasi përmbajtja e zemërimit, bën që të kemi pasoja në shëndetin fizik dhe mendor.

15:27
Bujqësi organike/ Fermerët përdorim metodën e plehrimit organik për të shtuar prodhimin

“Prodhimi është bio, si qepa, domatja e çdo gjë tjetër”.

15:21
“Bordi nuk bën transparencë”/ Çmimi i naftës, PD kërkon që anëtarët e bordit të tërhiqen

Demokratët e cilësuan tallje me qytetarët, uljen e çmimit të naftës me 2 lek nga Bordi i Transparencës. 

15:18
Gjoba me pajisje inteligjente/ “Gjuetia” e policisë me dron nga ajri dhe makina me kamera dhe radarë

Droni edukues i policisë rrugore të Tiranës, nga ajri me anë të kamerës me rezolucion të lartë, konstaton shkelje të ndryshme të drejtuesve të mjetit.

15:13
Siguria në plazhe/ Durrës, pjesa dërmuese e plazheve nuk kanë vrojtues sigurie

Është korrik dhe plazhet janë të mbushura plot me pushues, por vrojtuesit mungojnë. 

14:55
Aksident në Korçë, makina përmbyset në anë të rrugës

Një vajzë është plagosur pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.

14:39
Votimi i propozimit francez i hap rrugën negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë/ Scholz: Ju duam në BE, jam në anën tuaj

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përshëndetur votimin e propozimit francez në parlamentin maqedonas që i jep mundësi hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

14:26
Mbi një mijë raste të reja me Covid 19 në Kosovë dhe një viktimë

1.084 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

14:10
“Zero sheqer”? Çfarë duhet të dini për pijet pa sheqer

Të lehta për t’u gjetur në treg në të gjitha llojet e shijeve dhe versioneve, pijet me “zero sheqer” tashmë janë bërë pjesë e mënyrës së të ushqyerit.

13:58
“Takohemi në Bruksel”/ Maqedonia e Veriut votoi propozimin francez, Varhelyi: Presim hapjen e negociatave

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka përshëndetur votimin e sotëm në kuvendin maqedonas, që miratoi propozimin francez për të zgjidhur ngërçin me Bullgarinë.

13:35
Kuvendi maqedonas miraton propozimin francez, hapet rruga drejt BE-së

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të shtunën ka miratuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

13:29
Motori përplas 74-vjeçaren në Lungomare

Një 74-vjeçare është aksidentuar këtë të shtunë në zonën e Lungomares në Vlorë nga një motor.

13:25
G20/ Ministrat e Financave synojnë të parandalojnë krizën energjetike dhe ushqimore

Sekretarja e Thesarit e SHBA, Janet Yellen, gjatë së premtes (15.09) i kërkoi grupit të vendeve të pasura të G20-ës që të ndërmerrnin veprime të menjëhershme me qëllim ndalimin e krizës ushqimore, të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

13:20
U vidhnin portofolat qytetarëve në stacionet e urbanëve, arrestohen dy persona

Dy burra që dyshohet se u vidhnin para qytetarëve pranë stacioneve të urbanëve në kryeqytet janë arrestuar këtë të shtunë.

13:11
Pjesë e Atalantës që 16 vjeç, mesfushori shqiptar nxirret në shitje

Erdis Kraja është një emër i dalë nga akademia e Atalantës, klub me të cilin është bashkuar në 2016-ën, pra kur ishte vetëm 16 vjeç.

12:44
Sherri në parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Ai gisht të thyhet, nuk vendosin shqiptarët fatin e maqedonasve

Parlamenti maqedonas mblidhet sërish sot për të diskutuar për të tretën ditë me radhë propozimin francez, që pretendohet të hapë rrugën e negociatave me BE-në, por ka hasur kundërshtime të mëdha në vendin fqinj.

12:30
Skenari i 2050-tës ndodh javën e ardhshme: Temperaturat ekstreme, bota në alarm!

Parashikimi hipotetik i motit për 2050-tën, javën tjetër bëhet realitet thotë CNN. Dy vjet më parë metereologët britanikë u përpoqën të krijonin një ide sesi do të ishte situata pas tre dekadash nisur nga kriza e klimës, por profecia e tyre duket se po nis të përmbushet që tani.

12:22
SHBA ia kishte bërë benë! Arrestohet “Zoti” i drogës, “Narco de Narcos”

Nëntë vite pas daljes nga burgu, një nga themeluesit e kartelit të drogës në Guadalajara, Rafael Caro-Quintero, u arrestua në qytetin meksikan të Guachochi.

12:19
Holanda regjistron variantin Centauri, rasti i parë! 

Holanda regjistroi rastin e parë të Centaur, varianti BA.2.75 i koronavirusit që është gjetur tashmë në disa vende të tjera.

11:58
Gomonia humbet kontrollin dhe përplas çiftin e pushuesve në Jalë

Një 37-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit të ujit me të cilin po shëtiste në bregun e Jalës dhe për pasojë mjeti ka përplasur dy pushues.

11:48
Pushtimi i Ukrainës ka thyer tabunë bërthamore

Rreziku bërthamor. Kjo luftë nuk ka gjasa të bëhet bërthamore. Por po rrit rrezikun që të ndodhin luftëra bërthamore në të ardhmen, shkruan The Economist

11:37
Dy shkolla të reja për nxënësit e Kodër Kamzës, Veliaj: Progresi nuk ndalet

Dy shkollat e reja, “John F. Kennedy” dhe “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz, do të hapin dyert në shtator.

11:28
Vdekje aksidentale, raporti mjeko-ligjor nxjerr se Ivana Trump ndërroi jetë nga dëmtimet në gjoks pasi ra nga shkallët

Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trump, vdiq nga plagët që mori pasi ra nga shkallët në apartamentin e saj në New York.

11:09
Sallatë me rukola dhe shalqi, shije dhe freski

Sallata me rukola dhe shalqi është sallata më e mirë që mund të konsumoni gjatë verës!

10:58
Sulmuesi shqiptar vë me “shpatulla pas murit” klubin italian: Ju bashkohem vetëm nëse më jepni 3-fishin e pagës aktuale!

Ëndrra e merkatos e Catania-s është e destinuar të mbetet e tillë, vetëm një ëndërr.

10:45
20-vjeçari në Krujë po vadiste kanabisin, kapet ‘mat’ nga policia

Një 20-vjeçar është arrestuar në Krujë për kultivim të bimëve narkotike.

10:33
I vodhën paratë qytetarit, arrestohen dy të rinjtë në Peshkopi! Policia u gjen 364.000 lekë

Dy të rinj, të dyshura për grabitjen e parave të një 62-vjeçari në Peshkopi, janë arrestuar.

10:19
Ushtria sllovene heq telin me gjemba përgjatë kufirit me Kroacinë

Ushtria sllovene nisi të premten heqjen e gardhit me tela në kufirin me Kroacinë, i cili ishte vendosur për të frenuar kalimet e emigrantëve pasi më shumë se 1 milion njerëz që u larguan nga dhuna ose varfëria hynë në Evropë në vitin 2015-të.

10:11
“Vera andrron detin” merr çmimin Golden Sun në edicionin e 21-të të CINEDAYS

Filmi i metrazhit të gjatë “Vera andrron detin”, i regjisores Kaltrina Krasniqi, ka rrëmbyer çmimin Golden Sun për filmin më të mirë në edicionin e 21-të të Festivalit Evropian të Filmit CINEDAYS, të mbajtur nga data 7 deri më 14 korrik, 2022, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

09:54
Shoferët e dehur u përplasën me njëri-tjetrin në Fier, arrestohen të dy

Dy persona janë vënë në pranga, pasi teksa drejtonin mjetet e tyre në aksin Levan-Fier janë përplasur me njëri-tjetrin.

09:50
Profesionistët janë, por po vendosin të ikin

Sezoni turistik, që tani ka filluar, po rikthen vëmendjen te një problem gjithmonë e më i dukshëm i ekonomisë shqiptare, mungesa e punonjësve.

09:44
Racizëm e hedhje sendesh, UEFA dënon kundërshtarët malazezë të Laçit e Llapit

Laçi dhe Llapi u përballën me kundërshtarë nga Mali i Zi në raundin e parë të Conference League.

09:40
Zjarret përfshijnë bregun jugor francez, digjen disa shtëpi

Dy zjarre të mëdha pyjore në bregun jugor francez të oqeanit Atlantik vazhduan të përhapen deri në orët e para të ditës së sotme, njoftuan autoritetet lokale.

09:23
Shiste radio policie nga rrjetet sociale, arrestohet 28-vjeçarja (Emri)

Një 28-vjeçare është arrestuar në kryeqytet pasi tregtonte në mënyrë të jashtëligjshme radio marrëse-dhënëse, të ngjashme me ato që përdorin policët.

09:13
Rrëzohet avioni ushtarak në Meksikë/ Vdesin 14 persona, mbijeton një

Katërmbëdhjetë persona vdiqën të premten pasi një helikopter i marinës meksikane u rrëzua në Sinaloa.

09:02
Prokurorët kërkojnë 15 vjet burg për rebelin e armatosur të Capitol

Prokurorët federalë po kërkojnë një dënim me 15 vjet burg për një banorë të Teksasit, i cili u dënua për sulmin në Capitol, duke e quajtur atë anëtar të grupit të milicisë që mori një rol qendror në sulmin e turmës pro-Trumpit.

08:52
Mbrojtësi shqiptar drejt largimit nga Interi, pritet huazimi te Eintracht Frankfurt

Një shqiptar vjen dhe një tjetër ikën. Interi transferoi pak ditë më parë mesfushorin Kristjan Asllani nga Empoli, por një tjetër shqiptar, Andi Hoti po përgatitet të lërë zikaltrit.

08:34
Leverdia ekonomike e prodhimit të drithërave

Sot, ndodhemi përballë situatash të rënduara në lidhje me sigurimin e ushqimit mbarënjerëzor.

08:21
Joe Biden mbyll vizitën në Lindjen e Mesme, flet për vrasjen e gazetarit Khashoggi me Princin saudit të Kurorës

Presidenti Joe Biden mbylli vizitën e tij në Lindjen e Mesme, me vizitën në Arabinë Saudite.  

08:02
Fundjavë e nxehtë, si parashikohet të jetë moti

Mot kryesisht i kthjellët dhe me temperatura deri në 39 gradë Celsius do të shoqërojë vendin gjatë kësaj fundjave.

00:19
Konflikt i armatosur në qendër të Athinës, plagoset një shqiptar

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në lagjien Metaksurgjio në qendrër të Athinës.

E premte, 15 Korrik 2022
23:12
Shtyhet sërish votimi për propozimin francez në Maqedoninë e Veriut! Përplasje e ashpër mes deputetëve në seancën maratonë

Dështoi për të dytën ditë radhazi miratimi i propozimit Francës në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës e bënë të pamundur kalimin në votim, duke e shtyrë për të shtunën vazhdimin e seancës.

23:04
Një përgjigje e sinqertë si e Era Istrefit! Këngëtarja tregon nëse është në një marrëdhënie romantike

Këngëtarja Era Istrefi, në intervistën për “Më lër të flas”, nuk ‘u shpëtoi’ pyetjeve të binjakëve Veshaj për jetën e saj private.

22:49
Era Istrefi zbulon prapaskenat si u bë pjesë e Fifa World Cup dhe si ishte bashkëpunimi me Will Smith

Në një ndër intervista e pakta dhe të rralla, Era Istrefi foli sot për jetën dhe karrierën në “Më lër të flas”.

22:46
Hoqi foton me shqiponjën, Era Istrefi sqaron të vërtetën e veprimit të bujshëm: Qava shumë…

Të gjithë e mbajnë mend Era Istrefin ku u bë zëri i saj u bë himnit të Kampionatit Botëror “Fifa World Cup 2018”. Këngëtarja bashkëpunoi me dy yjet botërorë, Will Smith dhe Nicky Jam, në mbylljen e Kampionatit në Rusi, e cila ishte një ndër pikët kulminante të karrierës së saj.

22:29
Pas 7 vitesh në një rrëfim ekskluziv, Era Istrefi tregon arsyen pse s’jep intervista

Era Istrefi, e cila ka arritur majat në karrierën e saj muzikore, nuk e kemi parë shpesh të japë intervista, apo të flasë për jetën e saj personale.

22:20
Mbeti shtatzënë gjatë “Big Brother VIP”, Dojna Mema rrëfen emocionet e pritjes së ëmbël

Moderatorja Dojna Mema është në  muajt e fundit të shtatzënisë, ndërkohë që vazhdon të ndajë me publikun këtë eksperiencë të veçantë për të.

22:12
E papritur! Bebi lëviz gjatë intervistës, reagimi emocionues i Dojnës dhe Vlashentit

Në episodin e fundit të “Më lër të flas” është e ftuar Dojna Mema me partnerin e saj Vlashent Sata, të cilët janë në një pritje të ëmbël.

22:02
“Jemi pajtuar ne?”, Dojna Mema tregon hatërmbetjen me Romeon

Në episodin e fundit të “Më lër të flas” është e ftuar Dojna Mema me partnerin e saj Vlashent Sata, të cilët janë në një pritje të ëmbël.

21:58
Lot, emocione dhe fjalë të ndjera! Donaldi surprizon Romeon në “Më lër të flas”

“Më lër të flas” bëri bashkë këtë sezon vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj.

21:51
Aktivisti i arrestuar opozitar 56-vjeçar vdes papritur në sallën e gjyqit (fotot)

Një kritik i zëshëm i qeverisë së Armenisë, i arrestuar dy muaj më parë, ka vdekur sot papritur gjatë gjyqit të tij në kryeqytetin Jerevan, duke shkaktuar zemërim të gjerë publik, nga opozita dhe avokti i popullit.

21:48
“Ndarjet e tua na dhembin edhe ne”/ Romeo i kërkon Donaldit të flasë për ndarjen: Ju premtoj se…

Në puntatën e fundit e “Më lër të flas” Romeo dhe Donaldi kanë folur për ndarjet më të bujshme, ku ky i fundit nuk la pa përmendur ndarjen e shumëpërfolur të Ilirit dhe Sabianit.

21:35
Nuk pranoi të dorëzonte makinën, plumb në kokë futbollistit argjentinas

Futbolli argjentinas, në shok. Federico Potarski, futbollisti 29-vjeçar i Berazateguit (kategoria e katër në Argjentinë), u godit nga një plumb në kokë teksa tentuan t’i vidhnin makinën në San Justo.

21:26
Deputetja e Vetëvendosjes në Kosovë kërkon masa ndaj medias/ Reagojnë shoqatat e gazetarëve

Organizatat që merren me mbrojtjen e lirisë së medias në Kosovë dhe rajon, kanë reaguar me shqetësim lidhur me një fjalim të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në parlamentin e Kosovës.

21:17
SHBA nxit masa për kufizimin e çmimit të naftës ruse në tregjet globale

Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion për të zbatuar një plan që synon të detyrojë Rusinë të shesë naftë me çmime artificialisht të ulëta në tregun botëror, në mënyrë që t’ia bëjë të pamundur Kremlinit të sigurojë fonde në luftën kundër Ukrainës.

21:08
Gruaja akuzohet për konspiracion në vrasjen e bashkëshortit trafikant droge, i gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre të luksit (fotot)

Një bashkëshorte është akuzuar për bashkëpunim në vrasje pasi burri i saj “baron kokaine” është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre luksoze në Britani.

21:00
Vëllai i ishte ndarë nga jeta, portieri ofendohet nga tifozët, shpërthen në lot

Futbolli na lë me momente të shumta të bukura dhe të dashura, por edhe të tjera mizore dhe të neveritshme. Dje, në një ndeshje të kampionatit të futbollit egjiptian, ka pasur momente të tilla. Ahmed Yahya, portieri i Al-Ittihad AC, u largua nga fusha në lot për shkak të fyerjeve të marra nga tifozët e tij, një ditë pas vdekjes së të vëllait.

20:56
Gramsh/ Regjistri i ri i adresave i ndryshon vendbanimin, i hiqet ndihma ekonomike

Valentina Selimi banore e fshatit Brasnik bashkia Gramsh ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare pasi prej 2 muajsh adresa e vendbanimit të saj i ka ndryshuar pa dijeninë dhe pa asnjë kërkesë nga kjo e fundit.

20:51
Dorëheqja e Draghit mund të jetë një katastrofë për BE-në

Në rrezik është më shumë se sa vetëm stabiliteti i Italisë. Lamtumira prej „super Marios“ do t’i vinte për mbarë vetëm Putinit. Ndërsa do të rrezikonte BE-në, euron dhe politikën ndaj Ukrainës, mendon Barbara Wesel.

20:47
Rrezikonte të mbytej në det pasi ndjeu dhimbje zemre, tre persona shpëtojnë të moshuarin në Vlorë

Një i moshuar i ka shpëtuar mbytjes këtë mbrëmje në plazhin pranë Lungomares.

20:29
Von der Leyen: Rusia duhet të paguajë një çmim të lartë për luftën në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka propozuar këtë të premte paketën e re të sanksioneve kundër Moskës, ku përfshihet ndalim i importit të arit rus dhe ndryshime ligjore për të parandaluar masat aktuale që pengojnë dërgesat e ushqimit.

20:18
Çiklizëm, kupa e Shqipërisë/ Garë e fortë deri në metrat e fundit

Mbyllen garat e kupës së Shqipërisë për Çiklizëm “Korça 2022”.

20:04
Greqia nën ‘pushtetin’ e zjarreve, digjet Korfuzi, Saronida dhe Rethymno

Zjarre të reja kanë shpërthyen gjatë ditës së premte në disa rajone të Greqisë, përveç vatrave që djegin sipërfaqe pyjore prej së enjtes në Saronida, Rethymno dhe Korfuz.

20:00
Emily Ratajkowski akuzon bashkëshortin për tradhti pas lindjes së fëmijës dhe planifikon divorcin (fotot)

Emily Ratajkowski raportohet nga mediat se po përgatitet të divorcohet nga bashkëshorti i saj i katër viteve Sebastian Bear-Mclard, për arsye se ai e ka tradhtuar.

19:57
Vazhdon zjarri në malin e Çikës, neutralizohet vatra nga drejtimi i Palasës

Një pjesë e zjarrit në Malin e Çikës është vënë nën kontroll, ndërkohë që situata mbetet kritike në zonën në drejtim të Himarës.

19:55
“Dua të futem në Big Brother”/ Rrëfehet Juli, nuk kursen kunjat për çiftet e ‘Përputhen’ dhe për Sindin

Julian Lala apo siç të gjithë e njohim ‘Aventurat e Julit’ ishte i ftuar këtë të premte në “Pushime On Top” për të prezantuar mënyra alternative  se ku mund ta shijosh Borshin pa shumë para.

19:49
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miraton rezolutën për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi rezolutën për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, në vitin 1999-të në Serbi.

19:47
Në plazhe mungojnë rojet/ Janë dhënë 2900 leje por ka vetëm 1200 vrojtues të licensuar

Problematikat e sigurisë së pushuesve në plazhe dalin përmbi ujë sidomos pas rasteve të mbytjeve.