Policia në Irlandë heton abuzimet të rënda seksuale në shkollat kristiane e jezuite (fotot)

11/11/2022 17:53

Urdhri katolik Spiritan ka pranuar dëmshpërblime prej €5 milionë që prej vitit 2004 për raste abuzimesh që datonin dekada më parë.

Policia irlandeze po heton tashmë akuzat e shumta për abuzime të rënda fizike dhe seksuale me nxënësit në shkollat elitare kristiane në të gjithë Irlandën.

Oficerë të krimit seksual të policisë Garda Síochána po koordinojnë hetimet e tyre pas 233 denoncimesh abuzimi ndaj 77 anëtarëve të rendit katolik vendas ‘Spiritan’.

Urdhri fetar ka konfirmuar më parë dëmshpërblime në rreth 5 milionë euro, që besohet se janë vetëm një fraksion i kulturës së gjerë të abuzimeve.

Ky urdhër fetar drejtonte shkollën “elitare” të mesme Blackrock, kolegjet St Mary, kolegjin Templeogue, St Michael dhe Rockwell. Urdhri katolik ka gjithashtu shkolla në kontinentin afrikan dhe provat tregojnë se abuzuesit kanë dhënë mësim në vende si Sierra Leone e Nigeri.

Në një deklaratë kreu i rendit Spiritan, i njohur më herët si rendi i Fantazmës së Shenjtë, Martin Kelly, pranonte abuzimet. “Kërkoj sinqerisht ndjesë ndaj atyre që janë lënduar dhe i siguroj viktimat se urdhri jonë po bën gjithçka për t’i ndihmuar”.

Alan MacGinty, drejtor i kolegjit Blackrock tha se shkolla ishte e shtangur nga akuzat e abuzimeve.

Të paktën gjashtë abuzues kishin vepruar në kampusin e Blackrock, ku përfshihet dhe shkolla fillore Ëilloë Park. I pyetur nga media nëse ky ishte një rjet pedofilësh, një përfaqësues Spiritan tha: “Është e vështirë për të thënë këtë, me sa dimë në ata vepronin veçmas”.

Zbulimet për abuzimet e rënda seksuale të priftërinjve, murgeshave dghe mbulimin e krimeve të tyre , tronditën reputacionin e Kishës në Irlandën në vitet 1990, i hapën rrugë liberalizimit të Kishës, por zbulimet e fundit në kolegjin elitar të vendit ringjalën tmerrin.

Dokumentari radiofonik në RTÉ me titull ‘Blackrock Boys’ dha i pari lajmin më 7 nëntor me dëshmitarët Mark Ryan, 61 vjeç, dhe vëllanë e tij David Ryan, 58, që tregonin si ishin përdhunuar në vitet 1970-të e 1980-të nga atTom O’Byrne dhe priftërinj të tjerë, të cilët joshnin fëmijët e adoleshentët duke u dhënë akses në ambjente të privilegjuara.

Të tjerë ish-nxënës kanë dhënë dëshmi tronditëse në RTÉ për abuzimet e priftërinjve predatorë.

Tashmë hetime po kryhen në shkollat fetare Jezuite dhe urdhra të tjerë, siç është kolegji elitar Belvedere në Dublin, që ka marrë më shumë se 150 akuza abuzimesh seksuale me nxënësit dhe ka paguar deri tani €7.4milionë për 78 viktima të abuzimit.//TheGuardian/

FOTO GALERI
1/3
Policia irlandeze po heton tashmë akuzat e shumta për abuzime të rënda fizike dhe seksuale me nxënësit në shkollat elitare kristiane në të gjithë Irlandën.

Top Channel