Tërmet me magnitudë 7.9 ballë në Tonga të Oqeanit Atlantik, paralajmërim për cunami të rrezikshëm

11/11/2022 15:45

Një tërmet me magnitudë 7.9 ballë në kombin ishullor të Tongës, i cili u nje në të gjithë Tongën, shkaktoi një paralajmërim për cunami.

Qeveria e Tongës bëri thirrje për evakuim të menjëhershëm në brendësi të vendit pas tërmetit.

“Një cunami i rrezikshëm mund të ndodhë brenda pak minutash. Ju këshillojmë që të evakuoheni menjëherë në tokë të lartë ose në nivelin e 3-të të një ndërtese çeliku ose betoni derisa të kalojë kërcënimi. Marinarët këshillohen të lëvizin në thellësi të oqeanit larg shkëmbinjve nënujorë, ” tha qeveria në një deklaratë.

Qeveria e Tongës tha se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje) rreth 200 kilometra (124 milje) në lindje të qytetit të Neiafu, në ishullin Vava’u

 

Top Channel