Nigel Farage: Emigranti (jo shqiptar) nga gomonia në hotel duke tymosur kanabis/ Fotot

11/11/2022 19:45

Nigel Farage, njeriu që udhëhoqi fushatën për daljen e Anglisë nga BE, tashmë prezantues në stacionit GBNews heq dorë për momentin duke u marrë vetëm me shqiptarët.

Farage ka udhëhequr një fushatë të egër kundra shqiptarëve të cilët mbërrijnë me gomone në Angli.

Janë të shumta video-mesazhet e tij në rrjetet sociale me një gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve duke i etiketuar të sapo mbërriturit me gomone si “ushtarë të freskët për krimin e organizuar shqiptarë në Britaninë e Madhe”.

Pasi tre muajt e fundit Farrage në mënyrë sistematike pothuajse çdo ditë në emisionin e tij në GB News është marrë me shqiptarët, këtë të premte mbase për pak kohë e ka hequr shënjestër e sulmit ndaj shqiptarëve.

Nigel Farage në Twitter ka publikuar një video të një emigranti kurd i cili shfaqet në gomone.

Pasi janë kryer procedurat e marrjes së shenjave të gishtave është dërguar në një hotel siç edhe e kërkon ligji anglez për azilkërkuesit. Farage pretendon se ky i ri kurd në hotelin e paguar nga taksapaguesit britanik është duke tymosur një cigare me hashash.

Top Channel raporton se këtë video Farage e shoqëron me këtë koment:

Vjen në Angli ilegalisht i shoqëruar nga forcat detare franceze dhe pastaj tymos kanabis në një hotel paguar nga taksapaguesit anglez. Është përtej së qeshurës“.

 

Për ti dhënë një përgjigje deklaratave antishqiptare ndaj Farage dhe ministres Suela Braverman Top Channel mëson se shqiptarët nga e gjithë Anglia do të mblidhen të shtunën e 12 Nëntorit në një protestë në Westminster Bridge për të reaguar se ata nuk janë kriminelë por taksapagues dhe kontribues në shoqërinë britanike.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel