Nuk ka performuar në skenën e “The Metropolitan Opera” por ka tërhequr vëmendjen e spektatorëve në premierën e “Rigoletto” në New York.

Gjithmonë i paparashikueshëm dhe i kuruar në çdo detaj, Elton Ilirjani tërhoqi vëmendjen edhe këtë herë, me veshjen e stiluar nga koreani Seokwoon Yoon.

Nëse bëni një kërkim të shpejtë në “Google search” do të shihni se ky stilist frymëzohet nga njerëzit dhe ambienti që e rrethon. Prandaj nuk është çudi që Ilirjani zgjodhi pikërisht këtë veshje, fustan i kompozuar në mënyrë të shkujdesur, me kombinimin e ngjyrave lejla, e zezë dhe e verdhë. Më tepër bien në sy mëngët e stërgjata, të cilat pothuajse prekin tokën.

Nga burime te sigurta, Elton Ilirjani rezulton “Patron Member” i operas “Metropolitan”, që i referohet një individi apo entiteti, i cili jo vetëm është i ftuar special në çdo premierë të operas, por është edhe investitor i shfaqjeve në fjalë.

“Vendi në të cilin ndihem më i lumtur. I dedikoj kohë dhe punë veshjeve të mia për në opera”, shprehet Elton Ilirjani, i cili i bëri edhe këtë herë njerëzit të flasin për të.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel