Me një kërcim Swing dhe një improvizim shkëputur nga filmi “The Mask”, Salsano Rrapi këtë herë “zhgënjeu” për mirë jurinë e Dancing With The Stars.

Salsano dhe Lori ndezën skenën, pavarësisht se maska ishte një shkallë vështirësie që i pengoi paksa. Megjithatë, juria pati komente shumë pozitive.

Ishte një performancë shumë interesante. Me mungoi pak elastika e trupit, pjesa tjetër ishte shumë mirë”-  tha Valbona Selimllari.

Mua më pëlqeu shumë hyrja, e gjithë pjesa. Mu duk skenë filmi, e shijova shumë”- ishte komenti i Dalina Buzit.

Vështirësia ishte që te maska. E kape veten shumë shpejt, do kishte një vlerësim maksimal nga unë nëse nuk do më trembje nga ajo që më the herën e kaluar që do më puthje nëse merrje 10”- tha Armand Peza.

Kjo pjesë ishte dinamike, do doja ta kishte theksuar pjesën plastike me trupin. Padieshka doli bukur, pak më butë në uljen.”– tha kryetari i jurisë Kledi Kadiu.

Vlerësimet u reflektuan edhe në pikë, çifti mori 33 pikë ,3 më shumë se javën e kaluar.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me katër konkurrentë më pak, pasi Ilir Dushkaj, Alban Nimani. Irini Qirjako dhe Elona Duro janë eliminuar nga spektakli gjatë katër javëve të kaluara. Një tjetër konkurrent pritet të lërë garën sonte, ndërkohë televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel