Turko-gjermani me precendentë penalë që fitoi llotarinë €10mln, bleu menjëherë Ferrari dhe la të dashurën më të vjetër (fotot)

11/11/2022 21:52

Kursat Yildirim, i cili fitoi së fundmi llotarinë kombëtare 10 milionë euro, rezulton se është një shkelës me precedentë, dhe se bleu një Ferrari të re menjëherë pas fitores, pasi u nda me të dashurën e vjetër edhe pse i kishte premtuar se do t’i blinte “gjithçka kishte dëshiruar”.

42 vjeçari Kursat “Chico” Yildirim, kishte lënë të dashurën e tij me të cilën kishin së bashku që prej majit, teksa sipas raportimeve 50-vjeçarja kishte mbetur e shokuar.

Gruaja tha për mediat se Chico, nga Dortmund, kishte ndryshuar tërësisht menjëherë pas fitores së llotarisë €10 milionë, me të cilën gjëja e parë që bleu ishte makina sportive.

50-vjeçarja e paemëruar kishte folur me mediat për të treguar transformimin “e pabesueshëm” të Chico i cili menjëherë pas fitores i kishte deklaruar se kishte nevojë për një “pushim” në lidhjen e tyre.

Ajo tha: “Është e pabesueshme sesi e ndryshoi paraja. Chico më quante ‘e dashur’, ecnim gjithmonë për dore dhe kur fitoi thërriste: ‘Zemër jam i pasur, do të të blej gjithçka!’

“Më pas ai më tha se nuk më donte më, por do të më paguante me para që të vazhdoja të isha e dashura e tij.”

Edhe Chico kishte tentuar të shpjegonte, duke thënë: “Ajo është e veçantë për mua, më ka mbështetur gjithmonë, por unë rashë në dashuri me dashamirësinë dhe humanizmin e saj, jo me të si një grua. Ia kam thënë hapur këtë”.

Ish-e dashura dënon fituesin e llotarisë dukë thënë se “është turp që mohon” se ata ishin në një marrëdhënie serioze.

Chico, ish-i droguar dhe i dënuar për grabitje, pas marrjes së parave ka blerë një Ferrari me vlerë €400,000.

Ai la punën si operator vinçi në një impjant çeliku, teksa burri me origjinë turke thotë se do të ndjekë skuadrën e tij të zemrës Besiktas: “Shumë anëtarë të komunitetit turk tani më konsiderojnë hero”.

Pasi ka kryer rreth dy vjet burg për grabitje e mashtrim, milioneri Chico tani reflekton duke thënë: “Gjithmonë kam qenë i mbrapshti i familjes kështu që njerëzit nuk më merrnin në konsideratë, tani shpresoj t’i provoj të kundërtën”.

FOTO GALERI
1/5
Kursat Yildirim, rezulton se është një shkelës me precedentë dhe se bleu një Ferrari të re menjëherë pas fitores

Top Channel