Irlanda dera e pasme për të hyrë në Angli, The Telegraph zbulon ofertat në TikTok të trafikantëve shqiptarë Seanca maratonë për buxhetin e shtetit nuk pati vëmendjen te çështja me interes për taksapaguesit shqiptarë se si do të shpenzohen paratë e tyre por ngjasoi si një sherr armiqsh të përbetuar.
Një debat me fjalor banal, një gjuhë e dhunshme e përdorur nga politikanët, duke nisur nga kryeministri që i shpëtoi ndëshkimit, e më pas vijuar nga deputetët e opozitës të cilët u përjashtuan me 10 ditë nga kuvendi.
Toleranca e treguar nga komisioni i etikës, nuk ishte njësoj jashtë seancës parlamentare nga shqiptarët.
Njolla e gjuhës së dhunshme që po lë klasa politike, po përhapet çdo ditë edhe më shumë, që sipas ekspertëve të komunikimit, po nxit te shoqëria shqiptare një model të gabuar.
“Gjuha që përdorin tashmë është bërë e zakonshme, por kjo s’do të thotë se duhet normalizuar. Nuk është normale. Ka dalë jashtë mode dialogu!”, tha Erlis Çela-ekspert komunikimi.
Teksa janë të shumtë shqiptarët që përballë lumit me fyerje të nxjerra nga goja e deputetëve, zgjedhin t’i bojkotojnë ata.
Pedagogu Erlis Çela beson se kjo shfaqje e shëmtuar në Parlament nga politikanet është e qëllimshme, për të larguar fokusin nga problemet reale.
Top Channel