Ish-gruaja e mbretit të Dubait shpenzon paratë e divorcit duke blerë hotelin rural në Uells (fotot)

11/11/2022 15:58

Vitin e kaluar gjykatat në Britani urdhëruan sundimtarin e Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum të paguante më shumë se 1 miliardë paundë për mbylljen e divorcit me ish-gruan, Princeshën Haya bint al-Hussein, në një prej marrëveshjeve më të shtrenjta të divorceve në botë.

Kështu që princesha fitimtare duket se ka gjetur një mënyrë unike për të shpenzuar një pjesë të parave të saj, nga të cilat raportohet se ka marrë copën e parë prej më shumë se 500 milionë paundë.

Asokohe gjykatësi Philip Moor qartësoi se kjo nuk ishte një marrëveshje e zakonshme divorci por gjithashtu një formë mbrojtjeje për gruan dhe dy fëmijët e saj pasi Sheik Mohammed “përmendte një rrezik serioz për to”.

Princesha 47 vjeçare Haya, ishte larguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Anglisë në prill 2019 bashkë me fëmijët.

Asokohe ajo pretendonte se ishte “e tmerruar” nga bashkëshorti, i cili vijonte një fushatë “kërcënimesh e intimidimi” që e bënin të ndjehej “të pasigurtë”, pretendonte gruaja.

Tashmë princesha Haya po përpiqet të shijojë pasurinë e saj të re duke blerë një hotel të tërë në një zonë rurale të Uells.

Vendndodhja e saktë e pronës së saj nuk është zbuluar sipas mediave për arsye sigurie, por përfaqësuesi Richard Eden tha për rrjetin britanik Daily Mail: “Ajo ka blerë një hotel në një zonë të izoluar në Uells dhe ka ndërmend ta kthejë në shtëpi banimi”.

“Ish-gruaja e sundimtarit të Dubai, Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum duket se ka rënë në dashuri me hotelin më parë të menaxhuar nga një familje, i cili rrethohet nga një terren i gjerë toke. Nuk po e emëroj këtë për të mbrojtur sigurinë e saj”.

Princesha Haya raportohet se ka bërë një pagesë prej 251.5 milionë paundë tre muaj pas fundit të betejës ligjore, për të ndihmuar me kostot e mirëmbajtjes për shtëpitë e saj në Britani.

Ajo jeton me fëmijët e çiftit Jalila, 14 vjeçe, dhe Zayed, 9 vjeç.

FOTO GALERI
1/3
Princesha fitimtare duket se ka gjetur një mënyrë unike për të shpenzuar një pjesë të parave të saj, nga të cilat raportohet se ka marrë copën e parë prej më shumë se 500 milionë

Top Channel