Të paktën gjashtë të vrarë në sulmin me raketa në Mykolayiv

11/11/2022 16:58

Bombardimet në Mykolayiv të Ukrainës lanë të paktën gjashtë të vrarë ditën e sotme.

Raketa goditi një bllok apartamentesh të cilat u shkatërruan pas shpërthimit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshkruar sulmin me raketa si “cinik”.

“Mykolayiv. Ishte përgjigja cinike e shtetit terrorist ndaj sukseseve tona të vijës së parë. Është goditur një ndërtesë banimi pesëkatëshe, të pesë katet janë shkatërruar. Fatkeqësisht, njerëz u vranë dhe u plagosën. Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon. Rusia vazhdon me taktikat e saj të shëmtuara. Por ne vazhdojmë me luftën tonë. Pushtuesit do të përgjigjen për çdo krim kundër Ukrainës dhe ukrainasve”. shkroi ai në Telegram.

Top Channel