Irlanda dera e pasme për të hyrë në Angli, The Telegraph zbulon ofertat në TikTok të trafikantëve shqiptarë Koncesioni 1.3 miliardë euro i rrugës Thumanë-Kashar nisi me një ofertë të pakërkuar.
Një skemë kjo e koncesioneve të quajtura Partneritet Publik Privat që u kritikua vazhdimisht nga institucionet ndërkombëtare financiare.
Kompania Gener 2, paraqiti kërkesën dhe qeveria hapi një garë në të cilën kompanisë ofertuese ju dha edhe një bonus.
Gara përfundoi ashtu sikurse ishte nisur dhe fitues u shpall Gener 2 e cila ofroi një shifër që pothuajse dyfishohej për shkak interesave bankare.
Kompania merrte përsipër edhe mirëmbajtjen për disa vjet. Protestat e studentëve ne vitin 2018 që çuan edhe në ndryshimet ne qeveri, detyruan qeverinë ta anulonte koncesionin.
Kompania bëri padi në gjykatën administrative por e humbi çështjen, më pas fitoi në gjykatën e apelit. Çështja shkoi automatikisht në gjykatën e por në tetor të vitit 2021 gjykata e mbylli çështjen sepse pala paditëse, qeveria u tërhoq për t’i dhënë kompanisë Gener dy të fitojë koncesionin.
Në heshtje dhe pa asnjë garë ndërkombëtare, Ministria e Infrastrukturës dhe kompania bënë negociata dhe u ndryshua mënyra e koncesionit.
Rruga nuk do ndërtohet më me paratë e shtetit, por me paratë e vetë kompanisë e cila do t’i nxjerrë fitimet duke vendosur një tarifë për kalimin ne këtë segment rrugor prej 20 kilometrash.
Koncesioni nga 13 vite zgjatet në 35 vite duke i sjellë kompanisë Gener 2 një të ardhur prej 1.3 miliardë euro. Në vitet e para qeveria vendos edhe një fond prej dhjetëra eurosh si garanci nëse kompania nuk siguron fitimin e planifikuar.
Top Channel